Krimet e Rënda, në gjyq 7 të pandehur, dërgonin njerëz në SHBA

0
136

gjykata e krimeve te rendaProkuroria për krime të rënda mbylli hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj 7 të pandehurve, të akuzuar për dërgimin e klandestinëve shqiptare drejt Amerikës.

Sipas dosjes, të pandehurit në role të ndryshme dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin dërgonin shtetas shqiptar kundrejt shumës nga 20 deri në 25 mijë dollar.

Ata shfrytëzonin rrugën nga Shqipëria në Itali, Spanjë ose Bullgari dhe më pas, në këto shtetas i pajisnin me dokumente të falsifikuara duke udhëtuar drejt Meksikës ose Hondurasit.

Nga aty, kalonin me autobus deri pranë kufirit amerikanë, të cilin e kalonin në këmbë.

Në dosje thuhet se për një periudh 6 mujore, të pandehurit kanë dërguar rreth 500 shtetas shqiptar, shumica e të cilëve janë arresuar dhe liruar më pas.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here