Standard.al

Qytetërimet që kanë krijuar botën moderne

1

Osirin

qyteterimi MajaKa shumë teori për mënyrën se si është jetuar më parë dhe me se kanë mbijetuar njerëzit. Faktet e qytetërimeve të kaluara vërtetojnë se përveçse ka patur jetë, por dhe qytetërime që mund të kenë qënë më të zhvilluara nga sa mendon se njeriu. Mendohet se në kohën e Atlantidës dhe Ramas, Mesdheu ishte një luginë e madhe dhe pjellore. Ky qytetërim i lashtë, para Egjiptit dinastik, ishte i njohur si Qytetërimi Osirian. Lumi Nil dilte nga Afrika, ashtu si sot dhe quhej Lumi Stix. Megjithatë, në vend derdhej në Detin Mesdhe, në deltën e Nilit në veri të Egjiptit, ai vazhdonte në luginë dhe pastaj kthehej në drejtim të perëndimit duke rrjedhur në pjesën më të thellë të Luginës së Mesdheut ku krijoi një liqen të madh dhe pastaj rridhte sërish ndërmjet Maltës dhe Sicili dhe më pas në jug të Sardenjës në Atlantik, në Gjibraltar (Kolonat e Herkulit).

Kur Atlantida u shkatërrua në një kaos apokaliptik, ky ndryshim kataklizmik në Atlantik ngadalë përmbyti pellgun e Mesdheut, duke shkatërruar qytete të mëdha Osiriane dhe duke i detyruar banorët të lëvizin në terrene më të lartë. Kjo teori shpjegon mbetjet e çuditshme megalitike që gjenden anembanë Mesdheut.

Është një fakt arkeologjik që ka më shumë se 200 qytete të njohur të fundosur në Mesdhe. Qytetërimi egjiptian, së bashku me atë Minoan dhe Mikenian në Kretë si dhe Greqia janë, në teori, mbetjet e kësaj kulture të madhe shumë të lashtë. Qytetërimi ndërtoi struktura të mëdha që i rezistonin tërmeteve dhe kishte energji elektrike si dhe komoditete të tjera të zakonshme gjatë kohës së Atlantidës. Ashtu si Atlantida dhe Rama, ata kishin mjete ajrore dhe lloje të tjera transporti, shpesh të një natyre elektrike. Gjurmët misterioze të qerreve të Maltës, të cilat shkojnë mbi shkëmbinj dhe nën ujë, mund të jetë pjesë e një linje të lashtë Osiriane tramvaji, ndoshta që shërbenin për të transportuar gurë drejt qyteteve që tani janë nën ujë. Ndoshta shembulli më i mirë i teknologjisë së lartë të Osirianëve është platforma e mrekullueshme që është gjetur në Ba’albek, Liban. Platforma kryesore është e përbërë nga shkëmbinjtë më të mëdhenj të latuar në botë, Muret e famshëm të gurit në Ba’albek. Disa gurë të veçantë janë 82 këmbë të gjatë dhe 15 këmbë të trashë dhe janë vlerësuar se peshojnë mes 1.200 dhe 1.500 tonë secili!

 

 Gobi

Thuhet se shumë qytete të lashtë kanë ekzistuar në kohën e Atlantidës dhe Ramas në qytetërimin e Uiger në shkretëtirën e Gobit. Megjithëse Gobi është tani një shkretëtirë, këto qytete ishin porte oqeani. Edgar Cayce ka thënë dikur se në një qytet të humbur në shkretëtirën Gobi do të ishin zbuluar ashensorë, dhe ndonëse kjo nuk ka ndodhur ende, gjithësesi nuk është e përjashtueshme. Vimanat dhe pajisje të tjera të avancuara thuhet se kanë qenë në përdorim në zonë Uiger dhe studiuesi i famshëm rus Nikolas Roerich thuhet të ketë parë një disk fluturues mbi Tibetin e veriut në vitin 1930. Ndoshta mjeti fluturues ishte një Vimana e lashtë që vjen nga një qytet ende aktiv, duke përdorur teknologji Uiger, që ekziston në pjesën veriore të Tibetit apo shkretëtirën Gobi. Eshtë thënë se Pleqësia e Lemurias, e njohur si Shkolla e Trembëdhjetë, zhvendosi selinë para se të ndodhte kataklizmi në pllajën e pabanuar të Azisë Qendrore që ne sot e quajmë Tibet. Këtu ata themeluan një bibliotekë dhe shkollë të njohur si Vëllazëria e Madhe e Bardhë. Për shembull, filozofi i madh kinez Lao Tzu, i lindur në 604 p.e.s., fliste shpesh për Zota të Lashtë dhe urtësinë e tyre të thellë. Ai shkroi librin e famshëm “Tao Te Ching”, ndoshta libri më popullor i shkruar ndonjëherë në gjuhën kineze. Kur ai u largua përfundimisht nga Kina, aty nga fundi i një jete shumë të gjatë, udhëtoi në perëndim të tokës legjendare të Hsi ëang Mu. Sipas kinezëve të lashtë, kjo ishte selia e Të Lashtëve. A mund të ketë qenë kjo Vëllazëria e Madhe e Bardhë apo Shkolla e Trembëdhjetë e Mu-ve?

 

Amerikë e jugut

Ashtu si në rastin e Mu dhe Atlantidës, ndërtimi në Amerikën e Jugut ishte në shkallë megalitike me teknikat poligonale të ndërtimit, projektuar për të ndërtuar mure të mëdhenj që i rezistonin tërmeteve. Muret rezistentë ndaj tërmeteve ishin shumë të rëndësishëm në gjithë zonën e Unazës së zjarrit, në Mu-në e lashtë. Shtëpitë dhe ndërtesat e banimit janë ndërtuar nga blloqe megalitike prej guri. Për shkak të rëndësisë së madhe që kultura i vinte mirëqenies së brezave të ardhshëm si dhe vlerësimin që kishin për rritjen graduale dhe të qëndrueshme të komunitetit, strukturat janë ndërtuar me mendimin që të rronin me mijëra vjet. Një shtëpi e ndërtuar me beton, dru dhe suva do të zgjasë njëqind vjet apo më shumë, në qoftë se mirëmbahet. Shikoni ndërtimet megalitike të Egjiptit, Maltës, Perusë. Këto ndërtesa janë ende në këmbë sot. Cuzco, kryeqyteti i lashtë i Perusë, që ishte ndërtuar ndoshta para Incas-ve, është ende i banuar sot, pas mijëra vitesh. Në të vërtetë, shumica e ndërtesave të Cuzco sot në qendër të qytetit përfshijnë mure qindravjeçarë (ndërsa ndërtesat më të fundit të ndërtuara nga spanjollët tashmë janë shkatërruar). Vetëm disa qindra milje në jug të Cuzcos shtrihen rrënojat fantastike të Puma Punku, në lartësitë e Altiplanos në Bolivi. Rrënojat e Puma Punku, rreth një milje nga rrënojat e famshme të Tiahuanacos, janë ndërtime masive megalitike që janë rregulluar si blloqe ndërtimi lodrash. Çfarë lloj përmbysje kataklizmike mund të ketë bërë një gjë të tillë? Ky është lloj ndërtimi megalitik i bërë për të rezistuar për mijëra vjet, e megjithatë, blloqet 100 tonëshe janë shkatërruar veç e veç nga forca e madhe gjeologjike. Me sa duket, kontinenti amerikano-jugor u godit befas dhe dhunshëm gjatë disa lloj kataklizmave, me shumë gjasë një zhvendosje polare. Një ish-kanal në nivelin e detit tani mund të shihet 13.000 metra lart në malet e Andeve. Si dëshmi e mundur për këtë skenar, shumë fosile oqeani mund të gjenden pranë Liqenit Titicaca. Liqeni madje është i banuar nga të vetmit kuaj deti të ujërave të ëmbla që ekzistojnë.

 

Maja?!

Piramidat e Majave gjenden nga Amerika Qendrore deri larg në ishullin indonezian Java. Piramida e Sukuh, në shpatet e malit Laëu pranë Surakartas në Javan qendrore është një tempull i mahnitshëm me zbukurime guri dhe një piramidë që do të ishte e njëllojtë me çdo piramidë në xhunglat e Amerikës Qendrore.

Piramida është praktikisht identike me piramidat e gjetura në vendin e lashtë Majan në Uaxactun, pranë Tikalit. Majanët e lashtë ishin astronomë dhe matematikanë të shkëlqyer, qytetet e hershëm të të cilëve kanë jetuar në harmoni të plotë agrare me tokën.

Ata kanë ndërtuar kanale dhe qytete-kopshte në të gjithë gadishullin e lashtë Jukatan.

Edgar Cayce përmend Mayat dhe teknologjinë e tyre në një libër: Sa për një përshkrim të mënyrës së ndërtimit të gurit: kemi gjetur se ishte një xham i madh cilindrik (si do të quhej sot); prerë e lëmuar në mënyrë të tillë që guri në majë të shërbente për centralizimin e fuqisë së përqendruar midis fundit të cilindrit dhe vetë gurit në majë. Siç tregohet, të dhënat flasin për mënyra të njëjta ndërtimi në tre vende mbi tokë: në pjesën e mbuluar nga uji të Atlantidës, ose Poseidës, ku një pjesë e tempujve ende mund të gjenden nën rërën e fundit të detit, afër atij që njihet si Bimini, në brigjet e Floridës. Dhe (së dyti) në shënimet e tempujve që janë në Egjipt. Gjithashtu (së treti), në shënimet që u përcollën në atë që është tani Jukatan, në Amerikë, ku këta gurë (për të cilët dihet shumë pak) janë duke u zbuluar tani, gjatë muajve të fundit. Besohet se një Bankë e lashtë e të Dhënave ndodhet diku në rajonin e Majave, ndoshta nën një kompleks ekzistues piramidash, në një tunel të nëndheshëm dhe një sistem dhomash. Disa burime thonë se, kjo depo dijesh të lashta mbahet në kristale kuarci që janë me një cilësi të jashtëzakonshme dhe në gjendje të mbajnë sasi të mëdha informacioni në një mënyrë të ngjashme me CD-të moderne.

 

Kina

Kina e lashtë, e njohur si Kina Han, thuhet se ka ardhur si të gjitha qytetërimet, nga kontinenti i madh Paqësor Mu. Kinezët e lashtë janë të njohur për karrot e tyre qiellore, si dhe prodhimin nefrit që ata ndanin me Mayat. Vërtet, historitë e lashta kineze dhe të Mayave duken të lidhura ngushtë. Antropologët kanë folur me prova për një ndikim Taoist në Amerikën Qendrore, duke treguar simbole dhe motive të dinastisë Shang (yin-yang është më i famshëm, por ka shumë më tepër) dhe më pas, duke i lidhur me artin dhe skulpturën Mayane. Nefriti ishte i një rëndësie të veçantë për kinezët Shang. Deri tani, burimi i nefritit kinez nuk ka qenë gjetur. Pjesa më e madhe e tij mund të ketë ardhur nga Amerika Qendrore. Edhe burimi i nefritit të Amerikës Qendrore është një mister, shumë miniera të lashtë nefriti janë të pazbuluara ende. Antropologet supozojnë se udhëtimet e kinezëve në Meksikë, midis 500-300 para Krishtit, mund të kenë patur lidhje me tregtinë Taoiste të kërpudhave magjike ose ilaçeve për jetëgjatësi. Thuhet se kinezët e lashtë janë burimi i çdo shpikje nga letra higjienike, detektorët e tërmetit, kartëmonedhat, topat, teknologjia e raketave, metodat e printimit dhe mijëra sendeve të tjera, të teknologjisë së lartë. Në 1959, arkeologët në Kinë zbuluan togëza rripash prej alumini të prodhuar mijëra vjet më parë. Alumini në përgjithësi është i përpunuar nga boksiti me energji elektrike!

 

1 Comment
  1. Nga Shkodra says

    Gjitçka daton deri ne afro 4500 vjet para krishtit. Pastaj per afro 5000 vjet thuajse shuhet gjitçka deri tek Piramidat, Stonehexhe, İshulli i Pashkeve. İnteresante mendoj une.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.