Protesta në Shkup/ Maqedonia zbret në shesh kundër Grueskit, Zaev: Rikthim demokracisë

0
127

 

protesta ne maqedoni 1Kreu i opozitës maqedonase Zoran Zaev e nis fjalimin e tij me 1 minutë heshtje për viktimat e Kumanovës. Ai kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve për zhvillimin e vendit

E gjithë Maqedonia ka zbritur në rrugët e Shkupit për të protestuar kundër kryeministrit Nikolla Gruesvki dhe qeverisë që ai drejton. Pa asnjë dallim, shqiptarë, maqedonas dhe pjesëtarë të etniteteve të tjera i kanë kërkuar Gruevskit largimin. Mediet e shtetit fqinj shkruajnë së në shesh kanë qenë më shumë se 200 mijë persona, që kanë kërkuar ndryshimin e qeverisë. Gjatë fjalës së tij, kryetari i opozitës maqedonase dhe i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se protesta nuk do të përfundojë pa rrëzimin e Gruevskit. Ai tha se, Maqedonia është e gjithë qytetarëve të saj dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë. “24 vjet Maqedonia është një shtet dy shoqëri. Prej tash do të jetë një shoqëri krenare për shtetin e tyre. Dallimet janë thesari ynë. Ka mbaruar koha e patriotëve”, tha Zaev para protestuesve. Lideri i opozitës theksoi se kryeministri aktual nuk rrugëdalje tjetër përpos dorëheqjes.

 

Grueski do largohet

“Dëshiron, apo nuk dëshiron Gruevski ai patjetër do të jepë dorëheqje. Bashkë me të edhe bashkëpunëtorët tjerë të këtij regjimi. Duhet të formohet qeveri kalimtare e cila do të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Duhet të azhurnohet lista zgjedhore, të gjitha mekanizmat shtetërore të kthehen në funksionim normal. Duhet të krijohet ambient normal mediatik. Kemi ardhur këtu dhe nuk largohemi pa e kthyer Maqedoninë në situatë normale”, u shpreh Zaev gjatë protestës së mbajtur gjatë ditës së djeshme. Sipas kreut të opozitës, “Gruevski duhet patjetër që të ikë. Nuk ka zgjidhje tjetër për t’u kthyer demokracia, shpresa dhe dinjiteti. Duhet të drejtojmë në këmbë Maqedoninë. Keqpërdorimeve duhet t’i japim fund. Ky 17 maj do të hyjë në historinë e Maqedonisë së lirë”, deklaroi Zaev. Sipas tij, zgjidhja e kësaj krize politike është që Gruevski të jap dorëheqje. Dhe bashkë me Gruevskin të japin dorëheqje edhe kryeprokurori Marko Zvrlevski, strukturat udhëheqëse të Radiotelevizionit publik.

 

Marrëveshje politike

Lideri i opozitës, Zoran Zaev nënvizoi se është e domosdoshme arritja e një marrëveshje politike. “Ne kemi ardhur këtu dhe nuk ikim derisa nuk kthehet paqja, mirëqenia dhe dinjiteti i qytetarëve. Sot po përcjellim një porosi të fortë, kështu bashkë të gjitha komunitetet dhe presim që bashkësia ndërkombëtare të na ndihmojë drejtpërdrejt jo vetëm me monitorimin e zhvillimeve, por edhe me ndërhyrje në krizën politike. Paralajmërojmë se inati i Gruevskit mund të ketë pasoja që askush nuk i dëshiron. Prandaj presim që të gjithë të bëhet kthesa e dëshiruar, ku nuk do të ketë vend për dhunuesit”, deklaroi Zaev.

 

Rikthim të demokracisë

Ai premtoi se do të ketë programe zhvillime dhe reforma në qeverisjen e ardhshme në Maqedoni, ku në fokus duhet të jetë kthimi i demokracisë. Zoran Zaev përsëriti për reforma në gjyqësor, liri të medieve, përkushtimin e vendit drejt synimeve euroatlantike, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, pastrimin e rasteve të montuara politike dhe ndërtimin e vendit bashkërisht nga të gjitha komunitetet. Lideri opozitar maqedonas përmendi edhe zgjidhjen e kontestit të emrit dhe përkushtimin për të arritur një zgjidhje bashkërisht me qytetarët, duke mbrojtur identitetin kombëtar dhe interesat shtetërore. Ai kërkoi mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare që drejtpërdrejtë të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, e jo vetëm të monitorojë.

 

Shqiptarët në protestën e madhe

Në rrjetet sociale, shqiptarët e Maqedonisë, kanë bërë thirrje dhe kanë dalë shumë në rrugët e Shkupit për të kërkuar rrëzimin e qeverisë së Gruevskit. Daljen në rrugë për ta rrëzuar Gruevskin thuhet se e mbështet edhe Qeveria e Shqipërisë edhe kjo e Kosovës. Dje bashkarisht, shqiptarët dhe maqedonas, për herë të parë, kanë dalë në rrugë për një kauzë të njëjtë: rrëzimin nga pushteti të Kryeministrit autoritar, Nikolas Gruevski, i cili dyshohet për shumë krime të kryera gjatë qëndrimit të tij në krye të Qeverisë.

 

Gruevski: Nuk jap dorëheqjen dhe s’ka as qeveri teknike

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, përpara zhvillimit të protestës masive kundër tij, ka folur në televizionin Sitel. Ai theksoi se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen pasi mandatin e ka marrë vetëm para një viti, kur populli ia ka dhënë besimin. “Nuk e kam në plan që të jap dorëheqje, e as që të pranoj qeveri teknike. E kam për obligim që të përballem me atë që po e bën Zaev, të përballem me të dhe të gjej zgjidhje që Maqedonia të ecë para. Dhe do të ecë para. Zaevi pesë herë më tregoi se materialet i ka marre nga shërbimet e huaja, që do të thotë se është i vetëdijshëm se dikush prej jashtë po e përgatit këtë skenar”, tha Gruevski.

 

FOTOLAJM/ Zoran Zaev foto me flamurin shqiptar

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev nuk i ka shpëtuar fotove me flamurin kombëtar shqiptar. Ai ka përshëndetur protestuesit shqiptarë dhe se ka qëndruar pranë tyre duke bërë dhjetëra foto.

 

Prangoset agjenti i Malit të Zi, mblidhte informacione për të ja dhënë UÇK

Një qytetar nga Podgorica e Malit të Zi, ish-pjesëtar i shërbimeve inteligjente të vendit të tij, i cili është prezantuar me mbiemër serb, është arrestuar nga policia në Kumanovë të Maqedonisë. Mësohet se ai është vënë në pranga për shkak se është interesuar për pozicionet e policisë serbe. Pas arrestimit ai është dorëzuar në ambasadën amerikane, shkruan “press24”. Nga të dhënat mediatike mësohet se ai kishte luftuar edhe në Ukrainë kundër Rusisë. “Ai ka udhëhequr 80 vullnetarë në luftën e Ukrainës kundër Rusisë”. Për median maqedonase ky person nga Mali i Zi po mblidhte informacione për të ua dhënë rebelëve shqiptarë. “Në aksionin e ri ka pasur rolin e “urithit” që do t’i informonte ekstremistët për pozicionet serbe”, shkruan “Press24” por pa saktësuar se për cilët ekstremistë bëhet fjalë. Sipas dyshimeve të para të shërbimeve serbe, qëllimi i tij ka qenë që të njoftojë “terroristët e UÇK-së” të cilët dëshirojnë të kalojnë nga Kosova në Preshevë. Mësohet se i arrestuari ka qenë më parë pjesëtar i Agjencisë për siguri kombëtare të Malit të Zi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here