Për zgjedhjet e 21 qershorit/ Rama: Vota për kandidatët e PD-së mban në punë kryetarin e papunë. Basha: Problemi i tyre unë, problemi i tyre varfëria

0
108

Gëzim Saliu

Rama, meta devollMeta: Miranda Rira në Përrenjas do sjellë transformimin që pritet nga qytetarët. Devolli i Dritëro Agollit meriton tjetër kujdes , meriton tjetër shkëlqim. Rama: Kandidati i PD në Kolonjë është pyjengrënës

Në prezantimin e kandidatëve të mazhorancës për bashkinë e Prrenjasit dhe Devollit të cilat janë cilësuar si bastione të demokratëve, kryeministri Rama vazhdoi serinë e kritikave ndaj kanddiatëve të opozitës. Në takimin e zhvilluar në këto njësi së bashkua me atë të zhvilluar më parë në Kolonjë, kreu i qeverisë tha se vota për kandidatët e PD-së sjell vetëm mbajtjen në këmbë të poltikës së konfilktualitetit me qeverinë.  “Ju e keni parë që dalin te SHQUP-i dhe na akuzojnë, më akuzojnë mua në mënyrë të veçantë, se po i kërcënoj qytetarët se po votuat kandidatët e Partisë Demokratike do të mbeteni pa ujë, pa drita e kështu me radhë. Nuk është kështu. Unë kam detyrimin t’ju them një të vërtetë të thjeshtë e të madhe, vota për kandidatët e Partisë Demokratike është votë për të mbajtur me punë kryetarin e mbetur pa punë të PD-së, është votë për të vazhduar për të ushqyer një politikë absurde konflikti me qeverinë. Dhe për fat të keq këtë e paguajnë në kurriz komunitetet, e paguajnë familjet, e paguajnë të moshuarit, më të rinj”- tha Rama.

 

Në Prrenjas

Në takimin e zhvilluar në Prrenjas, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta prezantuan kandidaten e majtë për këtë bashki Miranda Rira, duke e cilësuar kandidaturën e saj si domosdoshmëri për transfrmomin e kësaj njësie. “Miranda është kandidatja e Partisë Socialiste po aq sa është e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dhe kushdo që i fryn burisë se me demek Miranda është kandidate e LSI-së dhe jo e PS-së, ja fut kot dhe as mos e dëgjoni fare. Miranda është drejtimi i duhur. Nuk ka rëndësi se kush parti e ka propozuar, se kush parti e mbështet, se nuk është vetëm PS dhe LSI që e mbështesin Mirandën, por e mbështet një koalicion që shtrihet nga socialistët e deri të demokratët”, – tha Rama. Nga ana e tij, kreu i Kuvendit theksoi se Rira është njeriu i duhur për drejtimin e bashkisë së re.“Nuk jam i lumtur që Miranda ikën nga deputete, por jam shumë i lumtur që ajo vjen këtu ku i ka rrënjët e veta dhe për të cilat është shumë krenare dhe që do të ketë mundësi që me eksperiencën e saj, me vizionin e saj, me kulturën e saj, të jetë në gjendje të realizojë atë transformim që pritet nga të gjithë ju me krijimin e kësaj bashkie të re të Përrenjasit”, tha Meta. Më herët në  prezantimin e kandidatit Arben Malo në Kolonjë, kreu i qeverisë sulmoi propozimin e demokratëve për këtë bashki. “Jemi një bashki ku nuk ka garë dhe s’mund të ketë garë midis një kandidati që ne kemi propozuar dhe mbështetur dhe një pyjengrënësi që ka sjellë këtu SHQUP-i. Një kandidat që ka ngrënë më shumë pyje se bukë në jetën e tij dhe që është një nga përgjegjësit e një shkatërrimi të madh që i është bërë pasurisë, jo vetëm të kësaj zone, por edhe të këtij qarku, që janë pyjet e mrekullueshme te Kolonjës”, pohoi ai. Ndërsa nga Devolli ku prezantoi Arben Qajën, Rama tha se në 21 qershor nuk do të votohet për parlamentin, por do të votohet për të investuar votën tek kandidati që ka më shumë mundësi dhe krijon më shumë. “Ne kemi një koalicion shumë të madh që shtrihet që nga socialistët e progresistët e deri tek demokratët. Por tek demokratët që janë pjesë e projektit qytetar për zhvillimin e qyteteve, për zhvillimin e fshatit, për zhvillimin e Shqipërisë, jo tek demokratë që tundin shkopin flamurit të PD-së dhe i thonë njerëzve mblidhuni te shkopi”. Në këtë takim ku ishte pjesëmarrës dhe kreu i LSI-së Meta, ky i fundit theksoi se Devolli ka nevojë për ndryshim. “Është kënaqësi e veçantë që jam në Devoll për të shprehur mbështetjen më të fortë që Devolli të përjetojë pas dy dekadash një ndryshim të rëndësishëm në qeverisjen vendore sepse mjafton të shohim rreth e qark dhe do të vëmë re që ka qenë tërësisht i lënë pas dore”, deklaroi Meta.

 

17 maji/ LGTB marshim në bulevard, hapet streha e posaçme. Ambasadori Lu mbushte kauzën.

Për te katërtin vit radhazi, 17 maji u shndërrua dje ne ditën e pedalimit te komunitetit LGBT ne Shqipëri për me shume te drejta e me pak diskriminim. Aktivist e anëtarë te komunitetin LGBT marshuan ne bulevardin “Dëshmoret e Kombit” dhe përgjatë bulevardit “Zogu i Pare”. Ambasadori Lu shprehu mbështetjen ndaj kauzës së komunitetit, ku mori pjesë dje si në paradë ashtu edhe në  Mbrëmjen Gala të Bamirësisë, organizuar nga Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe ProLGBT. Aktivistët Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj deklaruan së në këtë paradë munguan ata që duhet të ishin të parët, kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha. Nga ana e tij avokati i Popullit Igli Totozani shprehu mbështetjen e tij për këtë komunitet. Marshim sipas LGBT-se i dedikohet te gjithë pjesëtareve te këtij komuniteti, te cilët janë te detyruar te jetojnë një jete te dyfishte nen presionin e familjes e shoqërisë për shkak te orientimit seksual. Për t’i ardhur ne ndihme këtij komuniteti u hap edhe një strehe e posaçme. “Strehëza ndihmon banorët e saj me trajtime mjekësore, kurse, si dhe gjetje punësimi. Ambasada e Shteteve të Bashkuara përshëndet përpjekjet e tyre për të mbledhur para, në mënyrë që ky shërbim të vazhdojë”, thuhej në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.

 

Në një familje Laprakë/ Veliaj: Tirana me 1 milion banorë ka të njëjtat shërbime që pasur para 20 vitesh

Kandidati i majtë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndryshe nga takimet me dëgjesa të zhvilluara deri më tani në zona të ndryshme të kryeqytetit dje vendosi të drekonte në një familje në Laprakë ku tha se në këtë mënyrë kupton më mirë problemet e qytetarëve. Sipas kandidatit të majtë për Bashkinë e kryeqytetit në tavolinë pyetet për rrugët me gropa dhe ujin e shkollat, jo për tramin. Familja Duzha tha se nuk është investuar në rrugë, nuk ka ndriçim dhe uji në çezmat e tyre nuk është i pijshëm dhe shkollat janë të mbingarkuara. “Këtu nuk është vënë dorë fare, qoftë me rrugën, me ndriçimin, qoftë me gjerat që na rrethojnë, apo me ujësjellësin”, u shpreh njëri nga pjesëtarët e familjes. Nga ana e tij kandidati i mazhorancës pohoi se,: “Problemi që kemi në Tiranë është se sot këtu jetojnë 1 milion banorë, por ka të njëjtën sasi shërbimesh që pasur para 20 vitesh. Pra, nëse Lapraka është shtuar 6-7-fish, shërbimet kanë mbetur po njësoj. Kur ti shikon një rrugë, që është akoma si në vitet ‘90, apo kur shikon që njerëzit e nxjerrin ende ujin me pus, pyet veten: ç’bëjnë ata 1800 vetë që punojnë në ujësjellës?”. Më herët Veliaj zhvilloi një dëgjesë me banorët e Kasharit, të cilëve u tha se nuk mund t’i besohet Tirana demokratëve, të cilët sipas tij e shkatërruan këtë njësi për 4 vjet.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here