Njerëzit me fuqi mbinatyrore

0
129

Njerëzit me fuqi mbinatyroreShikim me rrezet X

Natasha Demkina është një grua nga Rusia e cila shprehet se mund të shohë brenda trupit të njeriut. Njëlloj si një aparaturë me rrezet X ajo mund t’i gjejë problemet në brendësi të trupit të njeriut dhe të përcaktojë diagnozën gjithashtu. Sipas mamasë së saj Natasha ishte një fëmijë mase normal deri në moshën dhjetë vjeçare. Në këto moshë aftësitë e saj filluan të shfaqen.

 

Trupi magnetik

Lieë Thoë Lin është një burrë nga Malajzia i cili mund të ngjisë objekte metalike në trupin e tij. Megjithëse shkencëtaret nuk kanë zbuluar asgjë jashtë normales me magnetiken e trupit të tij ai është i mundur të mbajë dhe balancojë një peshë të konsiderueshme objektesh metali mbi lëkurën e tij.

 

Memoria mbinjerëzore

Daniel Temmet mund të mbajë mend sasi të mëdha informacioni. Për shembull, ai bëri të mundur përsëritjen e numrit pi deri në 22,514 shifra brenda 5 orëve dhe 9 minutave me 14 Mars të vitit 2004. Shumica e të diturve nuk janë në gjendje t’i shpjegojnë aftësitë e tyre të mrekullueshme por Danieli është ndryshe. Ai shpjegon se në mendjen e tij çdo numër i plotë deri në 10,000 ka cilësinë, ngjyrën, formën dhe ndjesinë e tij unike. Kjo gjë e ka ndihmuar atë ti memorizojë gjërat më mirë se një njeri normal.

 

S’ka nevojë për gjumë

Imagjinoni si do të ishte jeta nëse nuk do të kishit nevojë të flinit. Them se do të humbitnim mjaft ëndrra gazmore por çfarë do të mosha ishim në gjendje të realizonim ? Epo, Al Herpin ishte një njeri i cili e dinte se çdo të thotë kjo gjë. Ai pretendonte se kishte një sëmundje të rrallë pagjumësie dhe nuk kishte fare nevojë të flinte. Në një pikë të jetës së tij ai kishte qëndruar për më shumë se rreth 10 vjet pa fjetur. Kjo gjë tërhoqi vëmendjen e mjekëve profesional të cilët e shqyrtuan më tej këtë çështje. Ata nuk gjetën asnjë shtrat ose dhomë gjumi në shtëpinë e tij. Ai është shprehur se shkonte në punë dhe kur kthehej ulej dhe lexonte deri në orarin kur i duhej të shkonte përsëri në punë ditën tjetër. Ai ishte një njeri i shëndetshëm i cili vdiq në moshën 94 vjeçare.

 

Aftësi gjuhëfolëse mbinjerëzore

Mesatarja e të folurit të disa gjuhëve e të gjithë njerëzve në botë është 1.69. Harold ëilliams, në anën tjetër mund të fliste 58 gjuhë të ndryshme. Harold-i ishte një fëmijë normal deri në moshën 7 vjeçare kur ai u shpreh se kishte pësuar një “shpërthim në tru”. Pasi mësoi latinisht, e cila është baza e shumë gjuhëve ai nuk u ngop dot. Ai e kaloi jetën e tij duke udhëtuar nëpër vende të ndryshme në mënyrë që të mësonte sa më shumë gjuhë.

 

Shikim shqiponje

Veronica Seider mban rekordin e shikimit e objektit më të vogël pa ndihmë teknologjike. Ajo ka një mprehtësi të të shikuarit 20herë më të mirë se të një njeriu normal. Ajo është në gjendje të identifikojë një person në një largësi prej 1.6 km.

 

 Vizion hidrolokator

Ben Underëood është një person i jashtëzakonshëm i cili mund të shikojë (orientohet) duke përdorur tingullin e objekteve ose personave përreth tij. Ben humbi shikimin e tij nga kanceri dhe është plotësisht i verbër. Por sidoqoftë duke përdorur një seri zhurmash kërcitëse ai është në gjendje analizojë botën përreth tij.

 

Tolerancë të lartë ndaj dhimbjes

Kpainemi parë njerëz që kanë përdorur meditimin për të lehtësuar dhimbjen e lindjes së një fëmije, por Trim Cridland ka vendosur që ta përdorë tolerancën e tij të lartë ndaj dhimbjes si mjet performance dhe argëtimi. Nuk ka asgjë jashtë normales për sa i përket trupit tim. Çdo gjë që kam bërë, ka qenë për shkak të stërvitjes sime. Do të thosha se unë po jap disa shembuj ekstrem të asaj çfarë ne mund të bëjmë me mendjen tonë të kombinuar me trupin.

 

Komunikimi me kafshët

Kevin Richardson është një stërvitës kafshësh i cili është pranuar në disa tufa luanësh dhe klane hienash. Ai ka thyer pothuajse çdo rregull sigurie dhe shprehet se ai fokusohet më shumë tek intuita sesa tek metodat tradicionale kur bëhet fjalë për bashkëveprim me kafshët. Imagjinoni një botë ku të gjithë ne do të mund të jetonim në harmoni me kafshët përreth nesh.

 

Aftësi ndijore dhe njohja e muzikës

Arthur Lintgen është një fizikant amerikan i cili mund t’i njohë këngët që përmban një gramafon vetëm duke e parë atë. Ai gjithashtu mund të dallojë nëse volumi i këngës është i lartë apo i ulët duke u bazuar në disa detaje të vogla të disqeve.

 

Njeri kompjuter

Shakuntala Devi është një grua nga India e cila mund të llogarisë numra përtej aftësive normale të njeriut. Ajo është testuar disa gandiherë dhe ka qenë e aftë t’i bëjë të gjitha llogaritjet në mendjen e saj. Kur ajo u testua nga Universiteti i Kalifornisë asaj iu kërkua të llogariste rrënjën katrore të 61,629,875 gjë që ishte shumë e lehtë për të.

 

Arkeologët shpjegojnë ‘shpellën e vdekjes’

Pas 20 vitesh studimi arkeologët botëror ia dolën të nxjerrin fosile të shumta nga shpella afër Madridit në Spanjë, që njihet si ‘shpellë e vdekjes’. Ndër fosilet e gjetura aty janë mbetjet e asaj që besohen të ketë qenë mace, hijenë dhe panda e kuqe. “Kafshët kanë tretur aty në rrethana ende të panjohur dikund 9 deri 10 milionë vite më parë”. Për herë të parë fosilet janë zbuluar në vitin 1991 por ato numerikisht kanë qenë të pakta krahasuar me 18.000 mbetje të zbuluara gjatë viteve të fundit. Teoritë e ndryshme në fokus kishin shpjegimin se shpella e vdekjes konsiderohet si e tillë falë pakujdesisë që kishin shtazët në të kaluarën, shtazë këto që padashje kanë rënë në shepllë ku janë mbuluar nga uji dhe kanë gjetur vdekjen. “Gjasat e rënies së rastësishme në shpellë janë të vogla. Duket se shpella ka qenë e hapur, e dukshme për shtazët të cilat aty kanë mundur të qarkullojnë lirisht, ajo çka mendojmë se ka ndodhur aty është helmimi i ujit apo i ajrit në shpellë që ka shkaktuar vdekjen masive të shtazëve që frekuentonin aty” thuhet në studimin shkencor të ekipit të muzeut nacional të Madridit, studim ky të cilin e ka udhëhequr shkencëtari i njohur paleontolog soledar Domingo nga Universiteti i Michiganit

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here