Në Kashar/ Krushqia e prishur, dhëndëri vret me breshëri kallashnikovi ish-krushkun

0
199

Artan Cena

Altin Aluku i sakteAltin Aluku ka qëlluar duke vrarë, Lufti Xhaferrin dhe plagosur lehtë, Naime Xhaferrin. Policia kontrolle në Kodër-Kashar për të arrestuar të dyshuarin për vrasje

Një krushqi e prishur 5 vite më parë dhe martesa e vajzës ka qenë shkaku i vrasjes së një 59-vjeçari dhe plagosjes së bashkëshortes së tij. Ka qenë ora 6 e mëngjesit kur Lutfi Xhaferri është qëlluar me breshëri automatiku në rrugën kryesore të Kodër-Kasharit, pak kilometra larg Tiranës. Ai po shoqëronte bashkëshorten, Naimen, e cila kishte dalë për të shitur qumështin kur janë përballur me priten e ngritur nga një bashkëfshatar i tyre. Altin Aluku, 39 vjeç mësohet se i kishte marrë masat dhe kishte shkuar me bindjen për të kryer krimin. Me vete ai kishte marrë edhe armën kallashnikov me të cilën ka kryer edhe krimin. Mësohet se edhe pse 5 vite më parë fejesa ishte prishur, martesa e vajzës së viktimës dy muaj më parë kishte sjellë këtë reagim të dhunshëm, një sherr që përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur. Deri në orët e mesnatës uniformat blu

 

Vrasja për krushqinë

U ka dalë në rrugë disa metra larg banesës së tyre në Kodër-Kashar në orët e para të mëngjesit kur po niseshin për në Tiranë. Altin Aluku 39-vjeç është zënë me çiftin Lutfi dhe Naime Xhaferri, 59 dhe 55 vjeç, të cilët 5 vite më parë kishin prishur një krushqi me të. 39-vjeçari Aluku kishte qenë i fejuar me vajzën e tyre por kjo ishte prishur. Që prej asaj kohe dy familjet kishin pasur probleme me njëra-tjetrën. Lufti Xhaferri kishte qenë duke përcjellë për Tiranë bashkëshorten e tij e cila do të vinte për të shitur qumështin e lopëve. Dy muaj më parë, Xhaferri e kishte martuar vajzën e tij, ajo e cila kishte qenë e fejuar me Alukun. Ky fakt i kishte acaruar marrëdhëniet mes familjeve. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:20 minuta fillimisht mes Altin Alukut dhe çiftit të bashkëshortëve kishte pasur një zënkë me fjalë. Në një moment 39-vjeçari kishte nxjerrë  nga poshtë xhupit të tij një armë kallashnikov. Ai ka qëlluar me 10 plumba ndaj Lufti Xhaferrit duke i marrë jetën menjëherë, ndërsa ka mbetur e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, Naime Xhaferri. Pas i ka lënë të dy të shtrirë në rrugë dhe në pellgun e gjakut, autori i dyshuar i krimit është larguar nëpër kodrat e Kasharit.

 

Hetimet e policisë

Disa fqinj të çiftit kanë dalë në rrugë pasi kanë dëgjuar të shtënat dhe i kanë dhënë ndihmën e parë gruas së plagosur. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ajo ka treguar se gjithçka rrjedh nga një fejesë e prishur. Njëra prej 4 vajzave të çiftit Xhaferri kishte qenë e fejuara e Alukut. Por fejesës i ishte dhënë fund 1 vit më parë dhe për këtë autori i krimit të djeshëm fajësonte prindërit e vajzës. Pasi është qëlluar me kallashnikov, 59-vjeçari Lutfi Xhaferri ka ndërruar jetë në vend për shkak të plagëve të rënda që mori, ndërsa bashkëshortja e tij u plagos lehtë. Sipas policisë, shkak për këtë krim dyshohet të jetë konflikti i hershëm i dy familjeve, pas prishjes së krushqisë. Policia po e kërkon Altin Alukun prej mëngjesit të djeshëm në zonën përreth. Forca të shumta janë gjendur në zonën e Kodër-Kasharit, pasi mendohet se ai fshihet jo shumë larg vendit të krimit.

 

Çako: Në Lazarat rrimë që të mos kthehet mbjellja e kanabisit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, së bashku me zv/drejtorin e Altin Qato kanë zhvilluar një takim me drejtuesit dhe efektivët e Policisë së Gjirokastrës. Çako para tyre ka sqaruar dhe motivin e prezencës së shtuar të bluve në Lazarat. “Ne jemi prezent në Lazarat për shkak të së kaluarës së Lazaratit, për shkak të mbajtjes nën kontroll për të mos lejuar më kthimin e Lazaratit të djeshëm. Për t’u siguruar rendin dhe qetësinë banorëve të ndershëm të fshatit Lazarat, për të bërë të mundur krijimin e një ambienti social sa më të sigurtë që edhe banorët e Lazaratit të ndihen njësoj dhe po aq të sigurtë sa gjithë banorët e këtij vendi”, tha gjatë fjalës së tij, drejtori Çako. Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, prania e punonjësve të policisë në Lazarat, lidhet me përpjekjen për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë ata persona që kanë punë me drejtësinë. Ai kërkoi nga punonjësit e policisë performancë e marrëdhënie gjithnjë e në përmirësim me komunitetin. “Ministri i Punëve të Brendshme së bashku me stafin Drejtues të Policisë së Shtetit po bën përpjekjet maksimale, për ta transformuar policinë në një shërbim cilësor për komunitetin. Promovimi i Komisariatit Dixhital është një tjetër nismë e Ministrit Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit për ta bërë punonjësin e policisë më të përgjegjshëm për efikasitetin dhe shërbimin që ofron policia ndaj komunitetit , por edhe për të ndërgjegjësuar cilindo që të jetë korrekt me ligjin”, deklaroi Çako përballë efektivëve të policisë. Për sa i përket fushatës zgjedhore, ai theksoi nevojën për zbatimin e ligjit duke mos rënë pre e ndonjë tendence apo emocioni të çastit.

 

Shoqërohet kryekomunari i Kaçinarit, për armë pa leje

Shoqërohet në polici kryekomunari i Kaçinarit në Mirditë. Burime nga Policia e Tiranës ka bërë të ditur se në Komisariatin numër 3, oficerët e policisë rrugore kanë ndaluar për disa kreun e komunës Kaçinar në Mirditë, Petrit Bardhin. Sipas burimeve zyrtare, Bardhi është shoqëruar për armëmbajtje pa leje. Por nga ana tjetër vete kryekomunari ka deklaruar se armën e ka për shkak të detyrës dhe se nuk është pa leje. “Armën e kam si kryetar i komunës, nuk është pa leje. E kam me leje, kam dokumente që e vërtetojnë”, ka deklaruar Bardhi. Ai tha se arrestimi është arbitrar dhe policia nuk ka pranuar shpjegime nga ana e tij.

 

Kërkohej për vjedhje, pogradecari prangoset në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 27-vjeçar i cili ishte në kërkim për vjedhje. Burime zyrtare nga uniformat blu të qytetit bregdetar kanë bërë me dije se është arrestuar Erald Hamzallari, lindur në Pogradec dhe banues në Vlorë. Ky person ishte shpallur në kërkim që prej datës 27 tetor 2014, nga Gjykata e Rrethit të Pogradecit, për veprën penale të “vjedhjes”, të kryer më shumë se një herë. Për këtë akuzë gjykata kishte caktuar edhe masën e sigurisë “Arrest me burg”. Pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja e këtij personi në një automjet tip “Renault”, në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here