Ku ndodhen alienët?

0
156

Ku ndodhen alienët Antarktidë2Kjo teori është goxha e fortë dhe shkundëse sa i përket shtrirjes. Ajo ka gjetur vend madje edhe në një prej filmave X‐Files. Sipas saj, ose ka alienë aktualisht të gjallë nën akullin e Antarktidës, ose aty gjenden mbetjet e një qytetërimi të lashtë alien. Sipas teorisë, ata kanë krijuar artificialisht akullin për të mbuluar bazën, dhe nëse janë aty tani, ata po punojnë për eksperimente të ndryshëm ku studiojnë ngjizjen embrionik të alienëve tek trupat njerëzorë. Pjesa më shastisëse e teorisë është se ajo ka një send monumental që e mbështet: hartën Piri Reis, e krijuar në vitin 1513. Piri Reis ishte një admiral arab (dhe pirat), i cili hodhi në letër pjesën më tëvmadhe të Atlantikut të jugut, me një saktësi kaq të madhe, saqë teoricienët pretendojnë se ai nuk e ka bërë vetë hartën, por ia kanë dhënë alienët, të cilët hartëzuan bregdetin e Antarktidës. Bregdeti i kësaj të fundit sot nuk mund të shihet pasi është i mbuluar me akull gjeri në një thellësi mesatare një milje. Atëherë, si e krijoi hartën Piri Reis? Pyetja mbetet: “A e bëri të saktë, apo thjeshtë hamendësoi?” NASA ka përdorur rreze X, si dhe foto satelitore me rreze infra të kuqe të kontinentit. Gjetjet e NASA‐s përputhen me hartën e realizuar nga Piri Reis. Ata kanë argumentuar se harta është false dhe e krijuar në fundin e viteve 1800. Antarktida nuk është zbuluar deri në vitin 1818. Por, të pretendosh se harta është e sajuar do të thotë të tradhëtosh fshehtësinë. Cfarë do të donte të fshihte NASA? Një bazë aliene, apo thjeshtë të ruajë sekretin për hir të studimeve të veta?

 

Zbulohet varri 3.300 vjet i vjetër

Varri i zbuluar është një piramidë 7 metra e lartë në hyrje, thonë arkeologët. Varri, gjendet në vendin e Abidosit në Egjipt dhe daton rreth 3300 vjet.brenda nje hapësirë ku ndodheshin varrezat, ekipi i arkeologëve ka zbuluar një sarkofag të zbukuruar me gravura të pasur me ngjyra ku dominonte ngjyra e kuqe. Ky sakrofag mban mbishkrimin Horemheb.I njejti ishte ndërtuar nga guri ranor. Në sakrofag nuk ka mumje dhe varri është grabitur në antikitet të paktën dy herë. Gjatë kontrollimit aekeologët gjetën mbetjet skeletore të 18 personave, 4 meshkuj, 12 femrave dhe 2 të fëmijëve.

 

çfarë duhet të dini për dënimin me vdekje

Sa persona dënohen me vdekje në botë përgjatë një viti. Cilat janë vendet ku xhelatët kanë më shumë punë. Cilat janë veprat që ndëshkohen me vdekje dhe mbi të gjitha, a shërben dënimi me vdekje për të luftuar krimin. Në vitin 2014 në të gjithë botën janë dënuar me vdekje 2.466 persona ndërsa 19 mijë janë në pritje te ekzekutimit. Sipas Amnesty International, dënimi me vdekje nuk është në gjendje të luftojë krimin. Sipas saj, nuk ka prova që e vërtetojnë këtë. Vendet me më shumë ekzekutime në botë janë Kina, Irani, Iraku, Arabia Saudite dhe SHBA. Jo të gjitha dënimet me vdekje ekzekutohen, ka shumë raste kur dënimi me vdekje anulohet. Vendi i parë në Europë ku është hequr me ligj dënimi me vdekje është Dukati i Madh i Toskanës, në vitin 1786. Në atë kohë, dënimi me vdekje u konsiderua si një veprim prej barbari. Në SHBA, nga dita e dënimit, deri tek dita e ekzekutimit mesatarisht kalojnë 5757 ditë. Profesionet që kanë pasur të dënuarit me vdekje në SHBA, nga viti i largët 1600 e deri në vitin 2002, janë ai i “skllavit” 11.5% të totalit, punëtorë ne 3.8% të rasteve, ushtarë, gangster, piratë, klounë dhe playboy madje. Në Kaliforni, për të dënuarit me vdekje shteti shpenzon nga 180 milion deri në 300 milion dollarë në vit. Pesha me e madhe e shpenzimeve është e lidhur me ato të gjykimit për shkak teë shtyrjes pa mbarim të seancave. Në SHBA, ekzekutimi më i përdorur është karrigia elektrike, pas saj është ai me ingjeksion. Ligji parë që parashikonte edhe dënimin me vdekje është i vitit 1772 Para Krishtit dhe përmblidhej në 282 ligje të Code of Hammurabi­t.

 

Topat misterioz të Atlantikut

Shkencëtarët duke studiuar fundin e Oqeanit Atlantik qindra kilometra në lindje të Barbados janë befasuar kur pajisja e tyre për gjurmimin e fundit të oqeanit solli diçka misterioze me vete kur doli nga uji. Nga ky studim u vu re se rrjeta ishte e mbushur me topa të vogël prej metali të rëndë, topa këta të madhësisë së një sfere të vogël. Imazhet e kapura nga pajisja shfaqin një fushë të plotë të mbushur me kësi lloj topash. Këta topa datojnë më shumë se 10 milion vjet, ndërsa ata kanë tendencë të rriten 1-5 milimetra çdo një milion vjet. Kjo do të thotë se këta topa mund të japin një pasqyrë të së kaluarës së lashtë të mjedisit të Tokës, sipas studiuesve. Ndërkohë formimi i tyre mbetet mister.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here