Grupi Vjesh në Gjirokastër

0
145

Grupi VjeshNë të gjithë arbëreshët e Italisë nuk mungoi këtë javë përcjellja e lajmit se grupi i Njohur “Vjesh” do të këndoj në festivalin e Gjirokastrës. Këngët e muzika e tyre arbëreshe do të mbërrij në dheun e të parëve të tyre. Rrjetet sociale shpërdajnë lajmin me këngë e filmime të komentuara nga krenaria e bukurisë së fjalës e traditës së tyre shqiptare. Koncertet e grupit Vjesh të kufizuar në sheshe qytezash të vogla sot kanë mbërritur në një skenë të madhe duke u shndërruar në protagonist absolut të krenarisë arbëreshe.

Të ardhur nga komuna e Shën Konstatin Shqiptar, me vetëm 700 banorë, Grupi Vjesh shndërron në këngë e valle një miniaturë absolute të Shqipërisë fantastike.

 

Çë m’te ti zog sod

çë m’pe ti zog sod / çë pe ti pe dhe u / pe turkun me një vash / vasha vej tue vajtuar / turku vej tue knduar / shkuan ka kroj vilanavet / tue ngrën e tue pir / turkut i qilloj gjum / zglidhi brez e mesit saj / lidhi këmb e duar turkut / kur m’u zgjua turkthit / t’klarazit çi bëri turku / sa gjimuan malzit / lotzit çi bëri turku / zun llavin prrenjzit / sa m’bluajn mullinjzit

Jëma Shën Mitrit
jëma Shën Mitrit / rrin po sa bënjen kunxil / të më mbjedhen diellin / të m’e kllasen ndë një grut / pirpara stisur me bot / mos t’i hini fare drit / dimri bëni mot i mir / primavera bëni vap / të më bëmi grurë shum / grurë shum e verë shum / të martomi ata guanjun / të marren ato kupile / lule lule trëndafile

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here