Shqiptarë e maqedonas bashkë si kurrë më parë kundër një regjimi/FOTO

0
141
Shqiptarët, maqedonasit dhe të tjerët, si asnjëherë më parë, sot i ka bashkuar një kauzë. Ajo është rrëzimi i një regjimi të korruptuar të udhëhequr nga kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

As ngjarja e Kumanovës, e cila si duket u inskenua nga vetë Gruevski, me qëllim shpëtimin e pushtetit, nuk arriti që të ndalojë shqiptarët dhe maqedonasit që të bëhen bashkë në protestat masive kundër tij.

Sot në rrugët e Shkupit janë mbledhur rreth 30 mijë njerëz që në duart e tyre valëvisin të lidhur me njëri-tjetrin flamujt maqedonas dhe shqiptarë, që paraqesin simbolin e bashkimit dhe barazisë së dy kombeve, forma e vetme që i siguron ekzistencën këtij shteti.

Në mesin e atyre që marrin pjesë në këtë protestë, janë edhe ish diplomat dhe politikanë të huaj, siç është Ervan Fuere, ish-ambasador i BE-së, në Maqedoni, dhe Sergei Stanishev, ish-kryeministër i Bullgarisë dhe udhëheqës i Partisë së Socialistëve Evropianë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore dhe jo e dhunshme.

 

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

16

17

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here