CIA: Ortodoksët në Ballkan, aleancë kundër shqiptarëve

0
142

shqiperia e madheDy gazeta pranë qeverisë serbe, Kurir dhe Informer vijojnë të shkruajnë me shqetësim mbi realizimin e mundshëm të projektit të Shhqipërisë së Madhe.

Në kundërpërgjigje të bashkimit të territoreve shqiptare ato hedhin idenë e krimjit të një aleance ortodokse kundër shqiptarëve në Ballkan dhe këtë ia atribuojnë një raporti sekret të CIA –s.

Sipas tyre, në raportin e fundit të shërbimeve sekrete amerikane mbi zhvillimet në rajon thuhet se “nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve në Kumanovë, do të vazhdojnë me politikën e mbështetjes së pakushtëzuar për shqiptarët dhe nëse Bashkimi Europian vijon të heshtë mbi projektin e Shqipërisë së Madhe që ka nisur të rigjallërohet, atëherë në Ballkan do të formohet një Aleancë Ortodokse e Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, çka mund të cojë në Luftën e Tretë Ballkanike”.

Sips “Kurir” dhe “Informer”, CIA po e paralajmëron Washingtonin se mbështetja e mëtejshme e fortë për shqiptarët mund t’i shtyjë vendet ortodokse të Ballkanit drejt krahëve të Rusisë, ndaj ajo kërkon që Amerika të jetë më e balancuar në rajon, pasi në të kundërt rrezikohet formimi i Aleancës Ortodokse.

Nisur nga këto shkrime, agjencia InSerbia citon disa analistë amerikanë dhe serbë, sipas të cilëve, “shtetet e Ballkanit, territoret e të cilëve preken nga projekti i Shqipërisë së Madhe nuk do të rrijnë të shohin se si shqiptarët u vjedhin territoret, ndaj serbët, grekët, bullgarët dhe maqedonasit do të bashkojnë forcat në luftë kundër shqiptarëve.”

Ky skenar, sipas analistëve nuk i intereson as Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por analistët serbë e shohin Aleancën Ortodokse si reagim ligji të tentativës për të krijuar Shqipërinë e Madhe. Ata sjellin në vëmendje faktin se Serbia ka qenë pjesë e një aleance të tillë edhe përpara Luftës së Parë Botërore kur u përball me Turqinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here