Me çmimin e Karlit/ Martin Schulz, nga librashitës President i Parlamentit Evropian

0
195

 Martin Schulz, nga librashitës President i Parlamentit Evropian“Një fitues i madh i çmimit!” Presidenti gjerman Joachim Gauck qysh në fillim të fjalës së tij nuk la asnjë dyshim se ai e mbështet plotësisht përzgjedhjen e komisionit të çmimit sivjet. Dhe kreu i shtetit gjerman nuk është i vetmi që ka këtë mendim: duartrokitjet shpërthejnë menjëherë, sapo në sallën e bashkisë së Aachenit, ashtu edhe jashtë saj, ku qindra njerëz e ndjekin ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Ndërkombëtar të Karlit në Aachen përmes monitorëve të mëdhenj.

Presidenti i Parlamentit të BE-së “përfaqëson shkëlqyeshëm gjallërimin e demokracisë evropiane” dhe ai i ka dhënë “një impuls të rëndësishëm idesë së Evropës”, – argumenton komiteti akordimin e çmimit. Vetë Schulz në fjalën e tij e krahason Evropën me një shtëpi të ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. “Unë dua t’i hap dritare dhe dyer shtëpisë Evropës, në mënyrë që njerëzit të mund të shohin në të”.

Për më shumë se 20 vjet, Schulz me profesion librashitës është aktiv në Parlamentin Evropian. Rritja e tij politike dhe dominimi i tij i madh janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht me Bashkimin Evropian. Si asnjë tjetër ai e di se si për të dhënë apel publik dhe mendimin e fortë në parlament në peshë gjithnjë politike Strasburg dhe Bruksel. Schulz lufton me pasion kundër burokracisë monstruoze të BE-së si dhe anijes kozmike Bruksel, që është larguar gjithnjë e më shumë nga realiteti i jetës së shumë qytetarëve.

Schulz sot 59-vjeçar, ishte ai që gjatë zgjedhjeve e solli në vëmendjen e qytetarëve dhe siguroi akpeceptancën për Parlamentin e BE-së pothuajse të padëshiruar në të gjitha 28 vendet anëtare. Përgjatë një viti votuesit gjithashtu përcaktuan se cili do të jetë është kryetar i Komisionit të fuqishëm të BE-së. Më parë këtë e zgjidhnin kryetarët e shteteve dhe të qeverive pas dyerve të mbyllura. Vetë Schulz ishte kandidati kryesor i grupit socialist për postin e presidentit të komisionit, por ati iu desh të pranojë humbjen kundrejt kandidatit të grupit konservator Jean-Claude Juncker. Sot Schulz dhe Junker janë ulur së bashku në podiumin e nderit në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Karl në Bashkinë e Aachenit dhe që të dy ata angazhohen për Evropën.

Schulz, i cili është rritur vetëm dhjetë kilometra larg nga Aacheni, edhe sot vazhdon të jetojë me familjen e tij në qytetin e lindjes Würselen. “Babai im ishte polic, dhe kur unë isha fëmijë, ai çdo vit caktohej të ishte në detyrë gjatë ceremonisë së dorëzimit të Çmimit Karl”, – kujton Schulz. Nëna e tij bashkë me të shkonin përpara bashkisë së qytetit, ku qysh nga viti 1950 nderohen me këtë çmim të gjithë ata që kanë merita të posaçme për Evropën, për të përshëndetur nga shkallët e ndërtesës fituesit e këtij çmimi. “Asnjëherë as që mund ta ëndërroja, se një ditë unë do ta marr këtë çmim”. Presidenti i Parlamentit Evropian shfrytëzoi rastin që nga kjo tribunë të apelojë për idenë evropiane tek krerët e shteteve e ministrat e ardhur në ceremoni nga Ukraina, Lituania, Spanja, Franca, Jordania, Finlanda dhe Zvicra. “Uniteti evropian është arritja më e madhe që nga iluminizmi!” E për këtë arsye shumë vende e vlerësojnë Evropën. Në Maidan, në kryeqytetin ukrainas Kiev, njerëzit gjatë revolucionit përdornin edhe flamurin evropian, thotë Schulz duke e hedhur vështrimin tek presidenti ukrainas Petro Poroshenko, i cili ndodhet në radhën e parë në tribunën e nderit. Kriza në Ukrainë e ka afruar edhe më shumë Evropën. “Ne nuk kemi lejuar të na përçajnë”, – thekson Schulz dhe korr përsëri duartrokitje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here