Projektligj i ri, si do merret nënshtetësia në Greqi

0
161

athinaRregjistrimi në klasën e parë të shkollës fillore dhe vazhdimi i arsimimit në Greqi, janë dy prej kërkesave që fëmijët e lindur nga shtetas të huaj të fitojnë nënshtetësinë. Projektligji i ri u publikua të enjten dhe po diskutohet me grupet e interesit në Greqi.

Sipas këtij dokumenti, fëmijet duhet të jenë në shkollë në kohën kur aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë dhe të paktën njëri prej prindërve të jetë rezident i ligjshëm prej 5 vjeshte.

Ky është ndryshimi thelbësor që rregullon të gjitha çështjet që lidhen me të ashtuquajturin “brezi i dytë” i emigrantëve të vendit, duke përmirësuar rregullin e mëparshëm, që kërkonte qëndrimin e ligjshëm të të dy prindërve prej pesë vjetësh në Greqi.

Kjo kërkesë në ligj ishte shpallur e parregullt nga Këshilli i Lartë i Shtetit. Kësisoj janë shtuar edhe dy kushte: Nënshtetësia do të jepet gjashtë vite pas lindjes e kombinuar me rregjistrimin e fëmijës në kopësht ose në shkollën fillore. Edhe për fëmijët e emigrantëve që nuk kanë lindur në Greqi, parashikohet dhënia e nënshtetësisë nese ndjekin rregullisht arsimin e detyrueshëm 9 –vjeçar apo atë të mesëm dhe universitetin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here