Gruaja e Genc Sefës, Jahjagës: Çfarë po bën Kosova për të arrestuarit

1
145

Dashurie UksmajliDashurie Uksmajli, bashkëshortja e Genc Sefës, një prej të arrestuarve në Kumanovë me dyshimet për përfshirje në shkëmbim armësh me policinë, i ka dërguar një letër Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Letra tregon dëshpërimin e kësaj zonje për të kontaktuar me burrin e saj dhe injorimin total që po ia bën shteti i Kosovës qytetarëve të vetë. Në letrën e saj, Dashurie Uksmajli shkruan: “Zonja Presidente si jeni? A po lodhesh duke shëtitur nëpër botë me taksat e qytetareve të Kosovës, për të cilët s’ndjen përgjegjësi, as morale e as njerëzore të paktën!!! Si po ndjehesh pas lajmit skandaloz për tortura ç’njerëzore mbi të arrestuarit në Maqedoni!!! A e di, që mbi gjakun e burrit tim dhe shokëve te tij është ndërtuar ky Shtet, presidente e të cilit je ti sot! Lexova dje reagimin tënd edhe ashtu të vonuar, më shumë ishit shqetësuar për prishjen e qetësisë së Maqedonisë dhe “harmonisë” së etnive që bashkëjetojnë atje, tërësisht të pabarabartë! Nuk kishe marrë mundimin të kërkoje asgjë të mësoje rreth trajtimit të tyre dhe gjendjes shëndetësore ose të paktën të bëje apel të mos shkelen të drejtat e të burgosurve të luftës të cilat i përcakton konventa ndërkombëtare?! A mund ta marrësh me mend që pas 40 orë luftimesh ata të gjithë kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore? Dhe sot u konfirmua qe edhe të plagosur në gjendje të rëndë, pa ushqim, janë marrë në pyetje e janë keqtrajtuar për 24 orë..!!! Këta zemër-luanë kanë shkuar atje me një mision shumë më madhor dhe fisnik se sa për të bërë gjenocid apo masakra, siç bën forcat maqedonase! Ata fatkeqësisht u tradhtuan dhe s’patën rrugë tjetër veç ti kapin armët e të luftonin me një ushtri dhe artileri të tërë ushtarake, atyre besoj nuk u mbeti rrugëzgjidhje tjetër! Në bazë të asaj që po shohim e dëgjojmë, ata u tradhtuan edhe kur pranuan të dorëzoheshin në dorë të OSBE-së sipas premtimit të Ali Ahmetit, por jashtë u përballen vetëm me një polici dhe xhandarmëri! Por unë dua të besoj dëshpërimisht… se Avni Rrustema ka ende shqiptaria! Jam e terrorizuar kur e di çfarë kanë kaluar e po kalojnë këta njerëz në këto orë kritike! A di nëpër çfarë po kalojnë momentalisht familjet e të vrarëve?!!! Nga ti asnjë fjalë…!!! Maqedonia kërkojë 2 ditë zie kombëtare për policët e saj të vrare që e nisen vetë luftën?! A e dini që do vijë një ditë, kur këta djem historia do ti njoh si heronj e ju si një presidente kukull ose marionetë qe flet vetëm fjalët çfarë i thonë të tjerët?!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Lavdi jetës dhe veprës së trimave që ranë gjatë luftimeve nën rrethim, në mbrojtëje të vëllëzërve të vetë nga terrori shovinist i thundrakëve sllavo-maqedonë të quajtur IRJM. Sajesë kjo e Beogradit zyrtar, pas LDB, për qellime të “arsyetimit” të pretendimeve territoriale serbe, ndaj Maqedonisë së Pirinit (Bullgari), Maqedonisë së Egjeut (Greqi) dhe territorit shqiptar, duke filluar prej Luginës së Vardarit, Liqenit të Prespës e deri në Korçë…
    sveseli@hotmail.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here