Golat që kanë magjepsur Evropën

0
125

Golat që kanë magjepsur EvropënKampionati Evropian është një kompeticionet më të rëndësishme të botës së futbollit. Një turne ku luhen shumë emocione dhe dhurohet një spektakël i vërtetë. Një vend të veçantë në këtë turne luajnë edhe golat që shumë herë kanë qenë shumë të bukur dhe vendimtarë në ndeshje të rëndësishme. Më poshtë do t’ju paraqesim disa prej tyre.

 

1) Marko van Basten

Ndeshja: Holandë-Bashkim Sovjetik

Finalja e Euro 1988-ës

Vetëm pak lojtarë në botë mund të kenë aftësinë për të realizuar atë gol magjik të shënuar nga një prej sulmuesve më të mirë të planetit, holandezi Marko van Basten.

 

2) Karel Poborski

Ndeshja: Çeki-Portugali

Faza e grupeve, Euro 1996

Një goditje tërësisht instinktive, gjeniale, e çekut Karel Poborski me flokë rokmeni, duke futur me gjithë top brenda portierin e Portugalisë, Vitor Baija.

 

3) Antonin Panenka

Ndeshja: Çekosllovaki-Gjermani

Finalja, Euro 1976

Një gol nga më të paharrueshmit për sa i përket madhështisë së goditjes në historinë e kampionateve evropiane. Një top i goditur fuqishëm e me stil mu në zemër të portës gjermane.

 

4) Pietro Anastasi

Ndeshja: Itali-Jugosllavi

Finalja e përsëritur, Euro 1968

Italiani Pietro Anastasi me një gol të realizuar pas një rrotullimi të përkryer e një goditje të sferës në formë voleji çoi çmend edhe sot fansat “axurrë”.

 

5) Davor Shuker

Ndeshja: Kroaci-Danimarkë

Faza e grupeve, Euro 1996

Danimarka, vendi organizator luante përballë një Kroacie me lojtarë të talentuar. Davor Shuker brenda zonës kontrolloi bukur topin, duke lëshuar një silurë e duke e lënë Peter Shmajkelin gojëhapur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here