FMN: Kujdes me borxhin publik dhe kreditë me probleme

0
139

fmn_1Fondi Monetar Ndërkombëtar ka aprovuar këstin e radhës prej 35.9 milionë euro për Shqipërinë.

Kjo shumë është pjesë e huasë prej 300 milionë eurosh që qeveia shqiptare ka rënë dakord të marrë  nga FMN me këste të njëpasnjëshme  dhe me kusht  që të jepet vetëm nëse plotësohen kriteret e vendosura për ecurinë ekonomike.

Dhënia e këtij kësti është shoqëruar me disa kërkesa nga FMN drejtuar qeverisë shqiptare. Ky institucion kërkon reduktimin e borxhit publik, uljen e nivelit të lartë të kredive me probleme dhe mbajtjen nën kontroll të defiçitit buxhetor.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se pavarësisht rimekëmbjes ekonomike rritja e saj është sërish nën potencial.

Niveli i lartë i huave me probleme i bën bankat të prirura ndaj rrezikut dhe rritja e kredisë mbetet e dobët, pavarësisht lehtësimit monetar të ofruar, thuhet në relacionin e Fondit që shoqëron levrimin e këstit të radhës së huasë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson  ecurinë  e marrëveshjes  me Shqipërinë,  por shprehet se  rreziqet e këtij programi mund të rriten  nga presionet e  jashtme, kompleksiteti i reformave të sektorit të energjisë dhe nevojës për angazhim të qëndrueshëm politik ndaj rregullimit fiskal në mbledhjen e taksave.

Kujdesi i veçantë në ruajtjen e objektivave për defiçitin buxhetor kërkohet si pasojë e rënies së të ardhurave nga renta e naftës.

Kësti prej 35.9 mln euro e çon në rreth 153.1 mln € huanë e marrë nga FMN. Këto para sipas Ministrisë së Financave do të përdoren kreyesisht për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për biznesin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here