Policia do të përdorë “drone” për operacionet

0
142

The Qube is flown in a demonstration in Simi Valley, California, October 19, 2011. The tiny drone with four whirling rotors swoops back and forth about 200 feet above the ground scouring the landscape and capturing crystal-clear video of what lies below. (Gary Friedman/Los Angeles Times/MCT)

Policia shqiptare, procesit të modernizimit të saj i ka shtuar edhe “drone”-t, siç quhen avionët e telekomanduar.

Me një urdhër të ministrit të Brendshëm, policia ka nisur testimin e “drone”-ve për  t’i përdorur për operacione të posaçme për kapjen e personave në kërkim, ndjekje policore, monitorime nga ajri të tubimeve të ndryshme.

Blerja dhe testimi i “drone”-ve mendohet që do të rrisë efikasitetin në aksione policore dhe do të shmangë rrezikun për jetën e punonjësve. Verifikimi me “drone” i asaj që ndodh gjatë një operacioni do t’i japë informacion të vlefshëm uniformave blu, duke ulur ndjeshëm rrezikun për ta.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe një sërë drejtuesish të lartë, ndoqën testimin në Akademinë e Sigurisë.

Ekspertët demostruan parametrat e “drone”-it në ndjekje të mjeteve në autostradë, që shkonin mbi 80 km/orë, kohëzgjatjen në fluturim rreth 2 orë në mënyrë të pavarur, monitorimin e zonave informale për ndërtime pa lejet etj.

Një ditë më parë, ministri Tahiri prezantoi atë që quhet “komisariati dixhital”, një aplikacion në telefonin celular, përmes të cilit qytetarët mund të denoncojnë çdo shkelje apo kundërvajtje, si dhe të bëjnë ankesë. Tahiri demonstroi përdorimin e aplikacionit, duke shpjeguar se nuk ka asnjë mundësi që denoncimi të neglizhohet nga policia. “Më frekuentët janë parkimi i gabuar apo aksidentet në rrugë”, deklaroi Tahiri gjatë shpjegimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here