Mbledhja/ Si do të bëhet punësimi i mësuesve në arsimin parauniversitar

0
137

Si do të bëhet punësimi i mësuesve në arsimin parauniversitar“Mbi 93% e mësuesve janë shprehur kundër altertekstit, çka ka bërë që Ministria e Arsimit të shkojë drejt një teksti”

Ministria e Arsimit do të jetë institucioni kryesor që do të përcaktojë kriteret për përzgjedhjen e komisionit që do të kryejë rekrutimin e mësuesve. Në Komisionin e Medias dhe Arsimit, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, kërkoi ndryshimin e këtij neni në ligjin e arsimit parauniversitar, pasi ai nuk ka funksionuar. “Kemi pasur raste të shumta të konflikteve personale midis anëtarëve të komisioneve në procesin e konkurrimit, për shkak të pikëpamjeve personale apo njohjeve personale ndaj kandidatëve. Pa folur pastaj për pamundësinë për të mbledhur dhe përcaktuar komisione në shkolla të vogla apo në zona të thella. Këto kanë qenë arsyet që ne kemi dashur ta riadresojmë në një formë të re, pa hequr dorë nga komisionet e vlerësimit. Por ato do të organizohen në bazë drejtorie arsimore, në bazë zyrash arsimore, lidhur ngushtësisht dhe me procesin e transparencës dhe rankimit të gjithë burimeve njerëzore, të gjithë punëkërkuesve”, – tha ministrja Nikolla. Ministria e Arsimit e ka cilësuar alterteksin një reformë të dështuar dhe në shërbim të individëve të caktuar pranë pushtetit. Mbi 93% e mësuesve janë shprehur kundër altertekstit, çka ka bërë që Ministria e Arsimit të shkojë drejt një teksti, i cili do të jetë i njëjtë edhe në Kosovë. “Alterteksti e shndërroi konkurrencën e lirë e të ndershme nga një proces thellësisht bashkëpunues, ku gjithkush përfiton, në praktika kufizimi dhe klientelizmi. Në institucionet shkollore, tekstet e nxënësve të konceptuara për lëndë dhe fushë, të nxënit do të jenë të njëjta. Me përfshirjen në ligj të standardeve për tekstet shkollore, botuesve, vlerësuesve dhe përdoruesve të teksteve u sigurohet sistemi i munguar i referimit. Kjo do të arrihet përmes konkurrimit me tekste të reja përpara një komisioni ekspertësh e mësuesish të kualifikuar”, – u shpreh ministrja Lindita Nikolla. “Propozimet e sjella nuk e çojnë arsimin përpara fatkeqësisht. Do të doja që të ishte kjo rasti. Bie dakord me vlerësimet objektive, më bëhet qejfi se ndryshojnë nga tonet e mëparshme. Por kthimi i furnizimit të teksteve shkollore në gjendjen e vitit 2005, përmes një libri të vetëm, qoftë dhe të përzgjedhur me konkurs, kështu ishte rasti dhe atëherë, qoftë dhe duke u mbuluar me emra ndërkombëtarë, është përdorur dhe kjo dhe ka rezultuar kaos, nuk besoj se do t’i ndihmojë nxënësve për të cilët të gjithë ne përbetohemi. Sepse mungesa e konkurrencës reale nuk të çon drejt cilësisë më të lartë dhe kostos më të ulët”, – tha deputeti demokrat, Genc Pollo. Relatori për mbrojtjen e projektligjit për arsimin parauniversitar, Fatmir Toçi, dha dorëheqjen, pasi tha që ka konflikt interesi.

 

Projektligji

Në institucionin arsimor publik, për një vend të lirë pune, mësuesi emërohet nga drejtori i institucionit arsimor, me konkurrim të hapur. Procedurat e konkurrimit dhe vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit. Tekstet shkollore përzgjidhen mbi bazën e standardeve të teksteve nëpërmjet një konkurrimi të hapur, të barabartë dhe transparent. Procedurat e zhvillimit të konkursit përcaktohen me udhëzim të ministrit. Përjashtimet nga ky rregull përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Tekstet për nxënësit janë unike për çdo lëndë ose fushë të të nxënit, sipas klasave dhe për të gjitha shkollat. Ato sigurohen nga botuesit vendas ose të huaj. Tekstet certifikohen nga ministria. Arsimi bazë përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. Arsimi fillor përbëhet nga pesë klasa, nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga katër klasa, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Sistemi arsimor parauniversitar ka për qëllim krijimin e kushteve dhe mundësive që nxënësit të ndërtojnë dhe të zhvillojnë njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera që kërkon shoqëria demokratike; të zhvillohen në mënyrë të pavarur e të gjithanshme; të kontribuojnë në ndërtimin dhe mirëqenien vetjake dhe të shoqërisë shqiptare dhe të përballen në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës.

 

Studimet/ Sa të rëndësishme janë frutat e malit për njeriun

Frutat e malit janë të shëndetshme dhe të shijshme. E ndihmojnë trupin tonë që në mënyrë të suksesshme të luftojë kundër krijimit të shumë sëmundjeve, kryesisht të atyre të llojit kronik dhe kancerit. Frutat e malit përmbajnë antioksidantë të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për shëndetin e mirë të zemrës, trurit dhe enëve të gjakut. Në to renditen vitamina C, vitamina E dhe enzimat të cilat janë të nevojshme për gjumë kualitativ, mbrojtje nga baktere dhe rezistencë të organizmit. Antioksidantët ndihmojnë si mbrojtje nga krijimi i qelizave kancerogjene. Manaferrat, dredhëzat, mjedrat, boronicat e kuqe janë disa lloje të frutave malore. Përmbajnë kompozime që përshpejtojnë qarkullimin e gjaku në artere, çka do të thotë që me të madhe reduktojnë probabilitetin nga sulmi në zemër dhe tru. Duhen të përmenden edhe boronicat të cilat janë të pasura me antioksidantë. Na ndihmojnë tek sëmundjet e zemrës, kardiovaskulare, të syve dhe po ashtu parandalojnë humbjen e kujtesës dhe sëmundjet tjera të sistemit nervor të cilat më së shpeshti shfaqen tek popullata më e moshuar. Janë të vogla, por përmbajnë sasi të madhe të fibrave të cilat i kemi të nevojshme që trupi ynë të ketë shëndet sa më të mirë të traktit tretës. Reduktojnë nivelin e kolesterinës dhe sheqerit në gjak. Fibrat nga boronicat nuk kanë shumë kalori, nuk trashin dhe ngopin me shpejt, gjë që do t’ju ndalë nga ngrënia e tepërt. Sasi e madhe e fibrave po ashtu gjenden në drithëra, perime, fruta arrore dhe fara. Boronicat me sukses përshpejtojnë punë e metabolizmit, zgjidhin problemin e kapsllëkut dhe shpesh janë ushqime në menytë e dietave.

Shkurrja e boronicës rritet në natyrë, por mund të rritet edhe në shtëpi, në kopsht. Kurse tek përgatitja e ushqimit me boronica duhet të shmanget zierja dhe nxehja e tyre sepse nxehtësia vetëm u bën dëm. Kjo shkatërron vitaminën C dhe E. Një gjysmë filxhani është sasi e mjaftueshme ditore e cila duhet të konsumohet. Nuk ka nevojë për më shumë për të mos ardhur deri te ngopja me antioksidantë. Te blerja e frutave malore e rëndësishme është që të jenë të thata, aromatike dhe pa dëmtime të dukshme, siç janë vrimat ose prishjet. Ngjyrën duhen ta kenë ngjyrë të kaltër të mbyllët, ndërsa duhet të pastrohen mirë para se të shërbehen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here