Debati në Kuvend/ Shtyhet amnistia e ndërtimeve pa leje në tokën e tjetrit dhe shtetit

0
113

Gëzim Saliu

ndërtimeve në tokën e tjetritNisma për ata që kanë ndërtuar deri më 10 prill të 2014-ës

Ndoka: Nisma prek mijëra persona që mund të procedohen penalisht nëse s’miratohet. Xhafa: Më duket jo ligjore dhe selektive. Majko: Ligj të plotë, t’i japim letrat e shtëpisë dhe të mos mendojmë vetëm për mos burgosjen

Nisma e tre deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për amnistinë e personave që janë të dënuar apo në ndjekje penale për veprën e ndërtimit pa leje në tokën e tjetrit dhe atë shtet hasi në debate në diskutimin e djeshëm në Komisionin e Ligjeve. Ndërsa një ndër propozuesit e saj, deputeti Nard Ndoka theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së kësaj nisme, deputetët e mazhorancës si Majko apo edhe Xhafaj kërkuan më shumë kohë lidhur me shqyrtimin e saj të plotë si edhe me përfshirjen e institucioneve përkatëse si ALUIZNI apo Ministria e Drejtësisë. “Se jemi dhe në prag të fushatës elektorale dhe si tha vete gjuha ku dhëmb dhëmballa, bëhemi burra të mirë me zot. Mirë është të shikojmë në mënyrë institucionale, kush është grafia e këtij fenomeni. Nëse duhet të bëjmë një amnisti ta bëjmë atë më të plotë, më të studiuar, duke biseduar dhe me Ministrinë e Drejtësisë por ta nisim me ALUIZNI-n meqë, me qëllim që ne ti japim qytetarit atë që do, pra letrat e shtëpisë, dhe jo t’i themi për letrat prit por hë për hë po të shpëtojmë nga burgu”, – tha Majko. Ndërkaq Xhafaj nuk nguroi ta cilësonte nismën si selektive. “Personalisht mendoj se nga pikëpamja e teknikës legjislative nuk është i saktë, së dyti të krijon idenë e një zgjidhje për 2 apo 3 presona, pra pak selektive ndërsa ai që është problemi kryesor për masën nuk gjen zgjidhje sepse zgjidha e vetme që është dhënë është e kufizuar”, – tha ai. Nga ana e tij, deputeti Ndoka theksoi se diferencimi që bën ligji sa i përket ndërtimit të paligjshëm bie në kontradiktë me trajtimin uniform që i bëhet kësaj çështje nga ligji për legalizimet. “Në kushtet kur vetë shtetit ka vendosur të legalizojë informaliteti dhe në kushtet kur ky fenomen është masiv nuk do ishte me sens të penalizoheshin personat që kanë kryer këtë vepër penale në afatin kur ligji u njeh të drejtën e legalizimit. Kemi të bëjmë me shkelje të parimit kushtetueses, atij për të qenë të barabartë para ligjit”, – u shpreh demokristiani Ndoka.

 

Debati në Kuvend

Nard Ndoka: Është nismë deputetësh për një ndërhyrje në ligjin 22/2014 për dhënie amnistie. Në kushtet kur vetë shteti ka vendosur të legalizojë informalitetin dhe në kushtet kur ky fenomen është masiv nuk do ishte me sens të penalizoheshin personat që kanë kryer këtë vepër penale në afatin kur ligji u njeh të drejtën e legalizimit. Kemi të bëjmë me shkelje të parimit kushtetueses, atij për të qenë të barabartë para ligjit. Ke kë të nismë një problem që prek qindra familje shqiptare.

Dashamir Peza: Pse kjo kërkesë amnistie, problemi filloi me ligjin e INUK-ut… që në krye të herës, 21.4.2014 unë kam ngritur shqetësimin pse dy persona që kryejnë të njëjtën vepër penale nuk trajtohen njëlloj. Praktikisht të prekurit që mbeteshin gati 100 mijë, ishin në zonat rurale. Konkretit në qarkun e Fierit kur kishte ndërhyrje për të prishur ndërtesa kishte njerëz që donin përgjigje se çfarë do bëhej me ta. Pra kjo pyetje nuk mori përgjigje.

Nard Ndoka: Ligji për legalizimet ua jep të drejtën e legalizimit këtyre familjeve ndërsa Kodi Penal i dënon. Ndaj duhet ndryshimi në Kod Penal.

Pandeli Majko: Unë propozoj që të thirret drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame të na japë një panoramë të qartë lidhur me këtë fenomen. Nëse duhet të bëjmë një amnisti ta bëjmë atë më të plotë, më të studiuar, duke biseduar dhe me Ministrinë e Drejtësisë por ta nisim me ALUIZNI-n me qëllim që ne ti japim qytetarit atë që do, pra letrat e shtëpisë, dhe jo t’i themi për letrat prit por hë për hë po të shpëtojmë nga burgu.

Fatmir Xhafaj: Sa ka të proceduar penalisht që jeni shqetësuar ju?

Nard Ndoka: Numri i procedimeve penale është disa dhjetëra ndërsa mund të procedohen mijëra.

Fatmir Xhafaj: Personalisht mendoj se nga pikëpamja e teknikës legjislative nuk është i saktë, së dyti të krijon idenë e një zgjidhje për 2 apo 3 presona, pra pak selektive ndërsa ai që është problemi kryesor për masën nuk gjen zgjidhje sepse zgjidha e vetme që është dhënë është e kufizuar.

 

Ulim 30% taksat për biznesin e vogël/ Kosova: Për një muaj si ministër mund të isha bërë milioner, po s’ka çmim që më blen mua

Kandidati i opozitës për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua dje me një përfaqësi të biznesit të vogël, të cilëve u premtoi se do t’u ulë taksat vendore në masën 30 për qind. Në këtë takim, Kosova tha se biznesi është në kohë krize, dhe ka nevojë për lehtësi që të mund të mbijetojë, të rritet, e të ketë mundësi të krijojë vende të reja pune. “Bashkia e ardhshme e Tiranës, unë, kam marrë angazhimin që për hapësirën ligjore që më lejon, dhe e deklaroj sot para jush, që, për biznesin me xhiro vjetore deri në 2 milionë lekë të reja, taksa nga 25.000 lekë do shkojë 17.500 lekë dhe për bizneset me xhirot vjetore nga 2 milionë në 8 milionë, taksa në bazë të xhiros së fitimit do të ulet nga 7.5% në 5.5%, pra afërsisht 30%. Ky vendim do të ndikojë që biznesit ti ngelen më shumë lekë, qoftë për të larë borxhet e veta, qoftë për t’i përdorur për mundësi punësimi”, tha ai. Duke vlerësuar punën e tyre, kontributin që japin për qytetin Kosova tha se biznesi i vogël do të jetë krahu i tij i djathtë në Bashki. “Tirana ju ka juve një pasuri shumë të çmuar, janë 24.510 biznese në qytetin e Tiranës pavarësisht se në 2013 janë detyruar të mbyllen 2.500 biznese apo në 2014, 3.774 biznese. Kjo është një shenjë jo e pëlqyeshme për ju të gjithë, kjo është një shenjë jo e shëndetshme për qytetin tonë sepse ju jeni ata që jo vetëm i paguani detyrimet shtetit por mbani familjet tuaja, të afërmit tuaj, ju punësoni njerëz. Unë jam në dijeni, si çdo banor, se si janë shtuar pagesat për sigurimet shoqërore në 5%, se si është shtuar kosto e pagimit të energjisë elektrike me 30% dhe shumë e shumë vështirësi të tjera që ju hasni. Jam i sigurt se nga bashkëpunimi jonë i përbashkët do të gjejmë zgjidhje si për ju, si për qytetin, si për të ndikuar në drejtim të papunësisë”, – u shpreh kandidati i opozitës. Ndërkaq Kosova u angazhua dhe i siguroi bizneset se do të kenë trajtim të drejtë e të barabartë dhe se Bashkia do të bëjë transparencë të plotë financiare për çdo aktivitet të sajin. “Jua them me sinqeritet se si ministër, për një muaj punë, do isha bërë milioner aq sa nuk kam fituar në 20 vjet në klinikën time. Por jua them se nuk ka çmim që më blen mua sepse ky është ilaçi për Tiranën. Hajde të luftojmë bashkë!”, – deklaroi ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here