Tabela e plotë/ Energjia, si do të kompensohen 80 mijë pensionistët

0

Energjia, si do të kompensohen 80 mijë pensionistëtE drejta e përfitimit të kompensimit fillon nga data 1.2.2015, por me kushtin që deklarimi të jetë bërë brenda datës 26.6.2015

Loading...

Ministria e Financave ka publikuar të dhënat e pikave, ku do të marrin lekët të gjithë pensionistët apo invalidët që përfitojnë kompensimin e energjisë elektrike prej 648 lekë. Lista emërore e pensionistëve kryefamiljarë që përfitojnë pension pleqërie ose pension invaliditeti, që përfitojnë kompensimin e çmimit të energjisë elektrike për shkak të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 KwH, përcaktohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe strukturat rajonale në varësi të tij, bazuar në deklaratën personale të përfituesit. Së bashku me deklaratën kryefamiljari pensionist/invalid duhet të paraqesë pranë agjencive lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit: fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit; certifikatën familjare për invalidët. fotokopjen e librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara. ISSH-ja bazuar në listat e përfituesve harton pasqyrat përmbledhëse të kompensimeve, të detajuar sipas muajve për çdo drejtori rajonale në bazë qarqesh dhe paraqet kërkesën për fonde për financimin e pagesave pranë MMSR-së. Bazuar në kërkesën e drejtuar nga ISSH-ja, MMSR-ja bën çeljen e fondeve për llogari të ISSH-së, pranë degës së Thesarit Tiranë dhe autorizon atë për tërheqje. Shpërndarja e fondeve sipas Drejtorive Rajonale dhe zyrave të pagesës në qarqe, bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Kompensimi për pensionistët/invalidët realizohet nga qendra e pagesës së pensioneve sipas gjenerimeve në portalin informatik të pagesave të pensioneve ose mbi bazën e urdhërpagesës së listuar, e cila përgatitet nga strukturat rajonale të ISSH-së. Dokumentimi i pagesës faktike të kompensimit bëhet në një listë pagesë të veçantë, e cila nënshkruhet nga përfituesi në emër të tij dhe nga qendra paguese/Posta Shqiptare sh.a. Kompensimi i diferencës së çmimit të energjisë elektrike për shkak të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 KwH, fillon nga data 1.2.2015 dhe i përgjigjet energjisë elektrike të shpenzuar nga data 1.1.2015. Me qëllim që gjenerimi dhe pagesa e kompensimeve në favor të përfituesve të kryhet pa krijuar shqetësime, fillimisht nga ISSH-ja, si dokumente që përcaktojnë të drejtën e përfitimit janë të vlefshme ato dokumente të cilat shërbejnë për dhënien e kompensimit sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 565, datë 9.8.2006 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, nga rritja e çmimit të energjisë elektrike”. Rideklarimi për efekt të përfitimit të kompensimit sipas VKM nr. 8/2015 dhe vlerësimi i kushteve për vazhdimin e kompensimit do të bëhet brenda tre muajve nga fillimi i pagesave, duke bërë edhe sistemimin e efekteve financiare në rast të përfitimeve të padrejta. Përfituesit e rinj kualifikohen për përfitim vetëm pas deklarimit dhe dorëzimit të dokumenteve të përcaktuara. Në këto raste, e drejta e përfitimit të kompensimit fillon nga data 1.2.2015, por me kushtin që deklarimi të jetë bërë brenda datës 26.6.2015. Në raste të tjera e drejta e kompensimit do të fillojë nga muaji që bëhet deklarimi dhe dorëzohen dokumentet.

Loading...

Lini nje pergjigje