Nuk iu bind policisë, ndjekje penale djalit të Spartak Brahos

0
122

policia-rrugore1Policia e Tiranës procedon penalisht në gjendje të lirë djalin e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Arbër Spartak Braho, 33 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë rrugore B.M., i cili ka depozituar kallëzim tek komisariati numër 2.

Sipas të dhënave mësohet se rreth orës tre të mëngjesit të datës 8 maj, djali i deputetit duke drejtuar mjetin tip “Hundai”, me targë AA 385 JM, ka shkelur me të kuqe dy semaforë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku më pas është arritur të ndalohet nga patrulla e policisë rrugore tek kryqëzimi pranë kryeministrisë.

Urdhrin e efektivave blu që ti nënshtrohej testit të alkoolit “Drager”, Arbër Braho e ka refuzuar me forcë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ndalimit.

Efektivët e policisë rrugore në shërbim kanë depozituar pranë komisariatit numër 2 kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit ku kanë përpiluar një raport të plotë për të gjithë dinamikën e ngjarjes. Procedimi penal është referuar ne prokurori në bazë të nenit 242 të Kodit penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here