Ja si mashtroi SHBA për vrasjen e Bin Laden

0

osamaaaQeveria amerikane mashtroi botën për mënyrën se si është vrarë Osama Bin Laden.

Kjo u bë për shkak se Obama kërkonte të fitonte lavdi politike.

Kështu thuhet në një shkrim të një gazetari të njohur investigativ.

Seymour Hersh, fitues i çmimit Pulitzer, pretendon se qeveria pakistaneze e ka mbajtur Bin Laden për vite me radhë në Abotabad- një zonë rezidenciale, ku banojnë kryesisht ushtarakë.

CIA mësoi për vendndodhjen e tij pasi një zyrtar i lartë i inteligjencës në këtë vend, informoi amerikanët me shpresën se do merrte çmimin prej 25 milionë dollarë, për kokën e kryeterroristit që ‘gatoi’ 11 Shtatorin.

Në investigimin e tij, gazetari thekson se administrata e Obamës negocioi me qeverinë e Pakistanit dhe inteligjencën e këtij vendi përpara operacionit.

Megjithatë më vonë për publikun u tha se ishte një mision sekret infiltrimi.

Hersh, referuar burimeve, thekson se shërbimet e inteligjencës pakistaneze ndërprenë energjinë në kompleksin e Bin Laden përpara operacionit, për të ndihmuar ekipin SEAL.

Nuk ka pasur përleshje me armë, thuhet në raport, vetëm plumbat që u qëlluan për të vrarë shefin e terrorit.

Në investigim theksohet se Obama e fshehu të vërtetën një vit përpara zgjedhjeve, në përpjekje për të shtuar popullaritetin e tij.

Në shkrim thuhet se Bin Laden nuk u varros në det, siç pretendohet, por në tokë në Afganistan.

SHBA pretendon se ka gjetur dokumente të rëndësishme në shtëpinë e Bin Laden, por Hersh ka dyshime.

Sipas burimit të tij, SHBA po tentonte të krijonte idenë se Bin Laden ishte i rëndësishëm akoma.

“Ndryshe, pse ta vrisnim,” tha burimi.

Lini nje pergjigje