Drafti/ Pedagogët kundër ligjit, “kapitulli 12 antikushtetuese”

0
123

Pedagogët kundër ligjitPedagogët e Universitetit të Tiranës vazhdojnë të kundërshtojnë krijimin e Universiteteve Publike të pavarura që parashikon drafti i Arsimit të Lartë. Në një takim të forumit për liri akademike, ata janë shprehur se “kapitulli 12” që parashikon krijimin e këtyre strukturave arsimore, bie ndesh me Kushtetutën e vendit. Drafti i arsimit të lartë sipas akademikëve të Universitetit të Tiranës, nuk parashikon qartë edhe mënyrën e kërkimit shkencor, apo fondet mbi të cilat ai do të zhvillohet. Në këto pika pedagogët e forumit për liri akademike janë mbështetur edhe nga ekspertë ndërkombëtarë pjesë e shoqatës evropiane të drejtësisë. Gjatë këtij takimi profesori Jan de Groof, tha se drafti duhet të mbështetet në standardet e BE-së, duhet të respektojë raportin mes qeverisë dhe botës universitare, duke mos cenuar autonominë si dh e të marrë parasysh të gjithë aktorët e interesit.

 

Studimi/ Si të mbroheni nga mushkonjat gjatë verës

Ditët e ngrohta sjellin edhe mushkonjat. Hulumtimet kanë treguar që gjenet janë më së shumti fajtore pse jeni aq “tërheqës” për mushkonjat, edhe pse ekzistojnë edhe shumë gjëra të tjera, që mund t’i tërheqin. Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të mbroheni. Zbrazeni ujin nga çdo objekt në kopshtin tuaj ose në tarracë, sepse ai i tërheq. Në bahçe ose në tarracë mbillni borzilok, sepse mushkonjat nuk e durojnë aromën e tij. Reduktoni sasinë e sheqerit në ushqim, sepse ata që konsumojnë shumë sheqer kryesisht përfundojnë të pickuar. Disa hulumtime kanë treguar që mushkonjat më shpesh i pickojnë njerëzit që hanë shumë banane. Vishni rroba të gjëra me ngjyra të çelura, sepse ngjyrat e errëta i tërheqin dhe i bëjnë më agresive. Parfumet dhe deodorantet me nuanca të luleve janë karrem i vërtetë për mushkonja, prandaj shmangini kur shkoni, për shembull, në lum. Mushkonjave u pengon vitamina B, prandaj merreni në tableta. Në 100 ml vaj bazik të kokosit ose luledielli shtoni 10 pika vaj livande, 8 pika vaj limoni dhe 8 pika vaj trëndafili. Përzierjen derdheni në një shishe më të errët të xhamit, mbylleni dhe tundeni. Këtë përzierje mund ta aplikoni në lëkurë çdo herë para se të dilni nga shtëpia, transmeton Koha.net. Mund të ndihmojnë edhe livanda dhe uthulla e mollës, prandaj përdorini në vendet ku pulsi është më i fortë – në nyje, qafë, pas veshëve. Qërojeni kastravecin, ndajeni imët dhe pastaj bluani në mikser. Ndajeni lëngun dhe ftoheni në enën për akull. Me kockat e tilla të lëngut të kastravecit lyejeni lëkurën e fytyrës dhe duarve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here