Pranga 2 turqve, tansportuan 48 kg kanabis nga Shqipëria

0
170

kanabis sativaPolicia greke ka arrestuar dy shtetas turq, që kishin futur në ishullin e Korfuzit, një sasi të konsiderueshme kanabisi, të sjellë nga Shqipëria.

Sipas policisë, ata e kishin marrë drogën në brigjet e Shqipërisë dhe me anë të një skafi e transportuan në pjesën verilindore të Kurfuzit, në zonën e quajtur Kasiopis.
Pas një operacioni të mirorganizuar, forcat policore zbuluan vendin ku ishte fshehur droga, një sasi prej 48 kg kanabis, e ambalazhuar në paketa me nga 1000 gramë secila.
Sipas policisë, trafikantët do të përfitonin nga shitja e drogës, 45.000 euro.
Pronari dhe drejtuesi i skafit, të dy shtetas turq, të moshës 48 dhe 55 vjeç, u arrestuan, ndërsa skafi me flamur turk dhe droga u sekuestruan.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here