Përfundon operacioni i në Kumanovë, 22 të vdekur, mes tyre 8 policë

0
141

kumanove maqedoniMinistria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka përmbyllur aksionin policor në lagjen e “Trimave” në Kumanovë.

Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski tha se në përleshjen e armatosur kanë humbur jetën 8 policë dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur, të cilët ai i ka quajtur “persona me uniformë”.

Ai bëri të ditur se 37 policë janë plagosur, ndërsa 30 persona të armatosur i janë dorëzuar policisë.

Kotesvki tha se organizatorë të sulmit kanë qenë 5 persona, tre prej të cilëve i janë dorëzuar policisë.

Qëllimi i grupit të armatosur, sipas policisë, ka qenë që nga fillimi i majit të nisë me sulme ndaj institucioneve.

Operacioni i policisë maqedonase në lagjen e “Trimave” në Kumanovë, të banuar me shqiptarë, që ndodhet rreth 700 metra nga qendra e qytetit, nisi mëngjesin e ditës së shtunë.

Në këtë lokalitet u stacionuan forca të shumta të policisë, të cilat bllokuan rrugën drejt lagjes ku ka ndodhur përleshja.

Qeveria e Maqedonisë ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi këtë ngjarje të rëndë, për të cilën ka shpallur edhe dy ditë zie, duke nisur nga dita e diel 10 Maj, e deri të hënën më 11 Maj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here