Emergjencë në Kumanovë, civilë të lënduar e shtëpi të djegura

0
134

kumanove-banoretSituata mbetet e tensionuar në Kumanovë. Në lagjen e Trimave pati sërish luftime. Disa civilë shqiptarë u plagosën dhe disa shtëpi të banuara nga shqiptarët u dogjën.

Të shtënat nga të dy palët pati në orët e para të mëngjesit.

Forcat maqedonase mësynë sërish në banesat ku ata dyshojnë se fshihen persona të armatosur. Qëlluan edhe me armë të rënda, ndonëse popullsia civile nuk është evakuuar ende.

Autoritetet vendosën të shpallin gjendjen e emergjecës. Shkollat dhe institucionet e tjera publike do të mbeten të mbyllura deri në qetësimin e situatës.

Prania e forcave të policisë dhe ekipeve speciale është e madhe në të gjithë qytetin. Postoblloqe janë ngritur veçanërisht në pikat hyrëse.

Te paktën 3 autoblindë të dëmtuar u larguan nga Kumanova.

Flitet për disa banorë shqiptarë të shoqëruar nga policia, mes tyre një grua 80 – vjeçare, por edhe fëmijë.

Autoritetet maqedonase vazhdojne të mos japin informacione për çfarë po ndodh me popullsinë shqiptare, e cila është nën terror.

Banorët u kërkuan disa deputetëve shqiptarë që të ndrhyjnë për të lejuar evakuimin e tyre.

Numri i policëve të vrarë gjatë luftimeve të djeshme ka arritur në 8. 7 janë policë. Mes tyre është edhe një polic shqiptar.

Ish – ministri i brendshëm Pavle Trajanov akuzoi kryeministrin Gruevski si përgjegjës për situatën dhe për vrasjen e policëve.

Serbia ka urdhëruar mbylljen e kufijve me Maqedoninë dhe Kosovën dhe ka shtuar praninë e forcave të sigurisë në zonat kufitare.

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për rrugëdaljen nga kjo situatë.

Krahas kryeministrit, të pranishëm janë edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here