Vlorë, Edi Rama prezanton kandidatin

0
157

edi ramaaa9 maji si dita e përfundimit te Luftës se Dyte Botërore  është  përkujtuar edhe nga kryeministri Edi Rama gjate fjalës se tij ne qytetin e Vlorës, e duke qene se nga zgjedhjet na ndajnë pak me shume se nje muaj, fjalimi i liderit te maxhorances kishte edhe tonet e fushatës elektorale.

Si kryeministër, por edhe si deputet i pare i Vlorës, Rama ka kërkuar votat për kandidatin e se majtës, nje vote qe sipas tij ka te beje me projektet konkrete per bashkine e Vlores, per transportin, rrugët dhe shërbimet ndaj qytetareve.

Por Rama nuk ka harruar t’iu ktheje përgjigje kritikeve për rezultatet e qeverise ne këto 2 vjet. Përgjigje Rama i ka kthyer edhe rivalit Lulzim Basha, i cili nga Rrësheni deklaroi se bashkitë e drejtuara nga socialistet nuk kane bere asnjë pune.

Gjate vizitës ne Vlorë, Rama ka inspektuar edhe punimet e By-pass i Vlorës, nje investim me vlerë 35 milionë euro.

Së bashku me rrugën Transballkanike, e cila lidh autostradën me qytetin, si dhe rrugën e re të Lumit të Vlorës, sipas kryeministrit Edi Rama do të ndryshojë tërësisht konfiguracioni turistik dhe ekonomik i vendit, duke i bërë zonat turistike lehtësisht, të aksesuseshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here