Publikut nuk i pëlqen kaosi estetik

0
116

Artan FUGA

Artan FUGAVajta te ai që ca shoqe më thanë se do të ishte panairi i librit, filmit, pikturës, yçit, tërheqjes së litarit etj.

Më kishin rrejtur.

Mosinteresim i publikut. Por, nuk është kjo kryesorja.

Nga altoparlantët vinte në veshët e mi një ruaruaruauraua, që më dukej si diku midis “Ato maja rripa-rripa” dhe “Bashkoju o shokë me ne në çetë”…

Me siguri do të kisha pasë ndonjë rritje tensioni.

Si mundet njëkohësisht edhe të shijosh muzikë, edhe të shfletosh libra, kur syri bllokon veshin.

Thuhej se diku nga bodrumet kishte piktura, por unë kam frikë të shkoj në vende pa njerëz.

Prisja piktorë, autorë etj. të bashkëbisedonin me audiencat, por as audiencat dhe as autorët nuk ishin aty.

O Zot çfarë dështimi…: më shpëtoi fjalia brenda meje.

Libri në letër, imazhi në celuloid dhe në pëlhurë, radioja dhe altoparlanti me muzikë klasike në salla pa vëmendje kurrë nuk mund të konvergojnë.

Me siguri nuk marr vesh nga estetika e konverguar.

Dhe këta po thonë në TV se fajin e ka publiku pa kulturë i Tironës…

Po pse o pse???

As zyrë informacioni,

as ndonjë fletëpalosje për panairin,

as ndonjë animues për të anonçuar ndonjë program aktivitetesh,

as ndonjë ekran televizori për të parë se çfarë bëhej në panair,

as ndonjë gazetë panairi,

vetëm libra të shtrirë si gjeneralë ushtrish të vdekura…

Askush nuk të thoshte se cilat ishin veprat e reja.

Ika i fyer, si lexues dhe si autor, edhe si qytetar.

E vetmja kënaqësi për mua, disa miq të respektuar që për delikatesë kishin ardhur për të më takuar, në një sfond thuajse bosh sikurse shihet.

I futa edhe një kafe 80-lekëshe në gotë kartoni, mblodha veten, dhe… ika.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here