Elhaida Dani "Ndez Botën"

0
133

elhaidaVlerësimet maksimale për këngëtaren Elhaida Dani janë jo vetëm në vendin tonë, por emocionet pozitive janë përcjellë anembanë globit. Mediat botërore kanë sjellë në fokus këngëtaren e talentuar, e cila falë fuqisë së zërit, premton për një fitore. Gazeta britanike Mirror i ka kushtuar një artikull pjesëmarrjes së Shqipërisë në Eurovizion. Në shkrimin në fjalë gazeta vlerëson se Shqipëria që nga viti 2004, ku mori pjesë për herë të parë në festival, nuk i’a ka dalë dot që këngët e saj të kualifikohen ne vendet e para. Renditja më e lartë e Shqipërisë ishte kur Rona Nishliu u rendit në vendin e pestë në vitin 2012. Por Shqipëria dështoi të kualifikohej për natën finale në vitin 2006, 2007, 2011 dhe 2013. Me shumë gjasa, Shqipëria mundet ta magjepsë Europën me zërin e Elhaida Danit. “Pas dy viteve me këngë kryesisht të tmerrshme, Shqipëria më në fund e ka gjetur veten në Eurovizion. Elhaida Dani është një nga vokalistet e forta në konkurs, edhe nëse kënga e saj nuk është veçanërisht emocionuese, por ka diçka në lidhje me të që arrin t’ju prek. Teksti nuk do të ndezë botën, por vokalisht, Elhaida e dërgon atë në majat më të larta të festivalit të këtij viti. Nëse Dani është një interpretuese mjaftueshëm e fortë sa për të bindur Evropën ta votojë për të, kjo ende mbetet për tu parë, por ju do të jeni një budalla nëse nuk e llogarisni atë. Mirësevjen në Eurovizion, Shqipëri. Ju më në fund po konkuroni”, shkruan britanikja Mirror.

 

Tea dhe Fisniku shijojnë njëri-tjetrin

tea3-e1431072023754-690x370Jashtë ka filluar të zbardh dhe banorët e shtëpisë më të madhe televizive “Big Brother Albania 8” më në fund vendosën të qetësohen. Tea dhe Fisniku pas dushit vendosin të pinë dhe një cigare të fundit. Ata flasin për lojën dhe debatin që solli ajo. Fisniku nuk pranon dot faktin që banorët mbështesin Veselin në këtë debat. Sapo ata kuptojnë që janë vetëm flasin vetëm për raportin e tyre. Fisniku i kujton Teas që nuk ka marrë ende një puthje prej saj. Ai tenton ta puthë por Tea ka merak se mos i sheh njeri. Pavarësisht kësaj ai nuk ndalet. Ata mbarojnë cigaren dhe Tea i kërkon që të flenë. Fisniku nis që ta puthë. Ai e shoqëron Tean me puthje deri në tek dera e dhomës së gjumit. Pasi ata shtrihen ajo nuk e lejon më. Disa prej banorëve mund të jenë të përgjumur dhe do kuptojnë që ata janë bashkë. Fisniku i bindet Teas dhe ndalon. Ai fillon ta ledhatoj si çdo natë dhe kur nuk ishin të dashur zyrtarë.

 

Bebe Rexha pjesë e këngës së David Guettas

bebe rexhaEmri i shqiptares në Shtetet e Bashkuara që po bën bujë të madhe në botën e muzikës pas artistes kosovare me famë botërore Rita Ora, duket sikur është një tjetër talente shqiptare por nga Dibra e Madhe, e cila deri më tani ka përmbytur shtypin amerikan. Bebe Rexha e njohur për bashkëpunimet e saj në shkrimin e teksteve muzikore për Rihannën, Eminem, Selena Gomez e këngëtarë të tjerë të njohur, por është edhe pjesë e këngës së Guettas në disa sekonda si vokaliste e dytë. “Hey Mama” hiti më i ri nga David Guetta përfshinë brenda edhe Afrojack dhe Nicki Minaj, ndërsa edhe këngëtarja me origjinë shqiptare është pjesë e single-it. “Emri im nuk gjendet në këtë këngë për shkak se shumë njerëz punojnë në të njëjtën këngë dhe nuk duket bukur që një këngë të këndohet nga katër njerëz. Është vështirë të mos gjendesh në listë por njerëzit po flasin dhe e dinë se jam unë”, ka thënë Rexha. “I’m gonna show you crazy” është një nga hitet e Rexhës në Amerikë atje ku ajo po arrin suksese dhe po tregon veten si artiste. Rreth 19 mijë kopje të kësaj kënge janë shitur ndërsa shumë shpejt Rexha do të dalë me projekte të reja.

 

Një ditë ndryshe për Enedën

enedaÇdo ditë e më shumë këngëtarja e njëkohësisht prezantuesja Eneda Tarifa na tregon se familja është gjithçka për të. Kjo familje e shëndoshë duket se përkrahet dhe nga fansat e saj, të cilët e komplimentojnë pa masë. Ata kanë zgjedhur që të tregojnë një ditë ndryshe, larg vrullit të punës, duke konsumuar nga një pije freskuese.

 

 

Genci i kënaqur me Adelinën

adelinaGenc Prelvukaj thotë se ai është i kënaqur me suksesin e këngës “Bone sikur n’dasëm”. Kënga është bashkëpunim i grupit Etnon, pjesë e të cilit është Genci, dhe këngëtares seksi nga Maqedonia, Adelina Tahiri. Videoklipi i tyre ka marrë rreth 700 mijë klikime në YouTube më pak se dy javë pas lancimit, me të cilën shifër Genci shprehet më se i kënaqur. ”Ishte një ide e momentit bashkëpunimi me Tahirin, por shkoi gjithçka mirë”, ka thënë Genci. “Donim të bënim diçka ndryshe me një artiste jashtë grupit tonë, dhe rezultoi shumë i suksesshëm për këto ditë të para të publikimit të klipit në youtube”, ka shtuar ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here