Serbia drejt ndryshimit të Kushtetutës për Kosovën

0

Beograd, 22. avgusta 2014 - Premijer Srbije Aleksandar Vucic govori na konferenciji za novinare, koju je u Vladi Srbije sazvao povodom demarsa Evropske unije. FOTO TANJUG / TANJA VALIC / tj

Serbia po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së hapave ligjorë, që mund t’i hapin rrugë njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sinjalet e para i ka dhënë Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç.

Në një intervistë për të përditshmen amerikane Wall Street Journal gjatë vizitës në Washington, Vuçiç shprehet se qeveria serbe mund të propozojë së shpejti ndryshime kushtetuese, ku pritet të hiqet referenca për Kosovën si krahinë e Serbisë.

Kjo preambul e ligjit themelor të shtetit serb është miratuar në vitin 2006, ku thuhet se “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”. Vuçiç tha se ndryshimet kërkohen nga Brukseli, si kusht për integrimin europian dhe pritet të ndodhin para vitit 2017. Megjithatë, Kryeministri u shpreh se do të merret edhe mendimi i popullit, me shumë gjasa përmes një referendumi.

Kërkesën e Brukselit e pohoi për Agjencinë Ruse të Lajmeve Interfax edhe Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç. Mediat serbe citojnë Nikoliç të ketë thënë se, njohja e Kosovës është një prej kritereve të antarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian.

Por Beogradi, sipas tij, nuk do t’a ndërmarrë kurrë një hap të tillë. Nikoliç shprehet Serbia ka plotësuar të gjithë kriteret e Brukselit për antarësin dhe po përpiqet aktualisht të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Lini nje pergjigje