Hiqen ilaçet/ Lista e re barnave të rimbursueshme

0
145

 Lista e re barnave të rimbursueshmeKëshilli i Ministra heq nga lista e rimburismit për këtë vit disa nga ilaçet kryesore. Ende nuk dihet se për çfarë arsye është marrë një vendim i tillë, por pritet që shumë pacientë tu mos u rimbursohen barnat që ata tashmë mund të kenë blerë. “Lista e barnave që tregtohen në farmacitë e spitaleve 2015”, në grupin L04, imunosupresivët, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon: – Bari me kod 214/308, ciclosporin 25mg capsul, hiqet; – Bari me kod 215/308, ciclosporin 100mg capsul, hiqet. b) Në listën nr. 2, “Lista e barnave të rimbursuara 2015”, bëhen këto ndryshime: i) Në grupin C08, kalçibllokuesit, bari me kod 74/197, amlodipine 5mg tablet, hiqet; ii) Në grupin J01, antibakterialët sistemikë, hiqen: – bari me kod 360/197, clarithromycine 250mg tablet; – bari me kod 361/197, clarithromycine 500mg tablet. iii) Në grupin L02, barnat në terapinë endokrine, bari me kod 580/105, bicalutamide 50mg tablet, hiqet; iv.) Në grupin S01, barnat ophtalmike, bari me kod 525/200, tobramycine 3mg/ml-5ml pika, hiqet. c) Në nënndarjet, që i takojnë grupeve L04, C08, J01, L02 dhe S01, bëhen ndryshimet, sipas tabelës i që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor’, – thuhet në vendimin e qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here