Ziriabi, skllavi që ndryshoi shoqërinë

0
116

Ziriabi, skllavi që ndryshoi shoqërinëZiriabi (789-857) ishte një dijetar pers: poet, muzikant, këngëtar, kozmetolog, disenjator, njeri i famshëm, strateg, astronom, botanist, gjeograf dhe ish-skllav.

Shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për Ziriabin, megjithatë të paktën dy prej shpikjeve të tij mbeten sot e kësaj dite: ai futi idenë e vaktit me tri gjellë (supë, gjella kryesore, ëmbëlsira) dhe futi idenë e kristalit për gotat e pijes (në fillim përdorej metali si material i parë).

Ai futi shpargun dhe perime të tjera në shoqëri, si dhe bëri ndryshime dhe shtime të rëndësishëm në botën e muzikës. Kishte shumë fëmijë, të cilët të gjithë u bënë muzikantë, dhe e përhapën trashëgiminë e tij nëpër Evropë. Ai mund të konsiderohet ndoshta një Bah i lashtësisë.

Lista e ndryshimeve shoqërore që bëri Ziriabi është shumë e madhe – ai popullarizoi flokët e shkurtër për burrat, dhe mbante rroba të ndryshme, bazuar në stinët. Ai krijoi një pastë dhëmbësh me shije të mirë që ndihmoi për higjienën personale (dhe jetëgjatësinë) në rajon, dhe gjithashtu shpiku deodorantin për sqetullat. /Bota.al/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here