Rama e Thaçi në Maqedoni për bashkimin e shqiptarëve

0
132

edi rama thaciKryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zv/kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi këto ditë do të qëndrojnë në Maqedoni respektivisht në Tetovë për t’i ulur bashkë kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi.

Deklaratat e paradokohshme të kryeministrit Rama dhe zv/kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për të shikuar mundësinë që dy partitë shqiptare më të mëdha në Maqedoni të bashkëpunojnë gjatë kësaj krize politike në vend do të konkretizohen si duket në një tryezë të përbashkët mes kryeministrit të Shqipërisë, zv/kryeministrit të Kosovës, liderit të PDSH-së dhe atij të BDI-së.

Sipas burimeve të portalit Shqipmedia skenar i mundshëm pas këtij takimi është ofrimi i një Marrëveshjeje të Re politike mes maqedonasve dhe shqiptarëve për dalje nga kriza politikë. Se sa do të arrihet kjo do të shihet ditëve në vazhdim.

Përndryshe gjatë qëndrimit në Tetovë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zv/kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të shpallen Doktor Honoris Causa nga Universiteti Shtetëror i Tetovës. Një ngjarje e madhe kjo për institucionin në fjale por edhe për shqiptarët në Maqedoni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here