Njëqind ditë vetmi

0
113

Nga Jannis Papadimitriou

 aleksis tsiprasShumica e grekëve duan një kompromis të balancuar me kreditorët, edhe në qoftë se ky nuk përputhet me premtimet elektorale të Partisë së Majtë.

Që akti i parë zyrtar i politikanit të majtë shkaktoi tronditje: disa orë pas fitores së tij zgjedhore më 25 janar, Tsipras zgjodhi si partnere koalicioni partinë populiste të djathtë “Grekët e Pavarur”. Ajo që i bashkon të majtët dhe të populistët e djathtë janë qëndrimet e përbashkëta armiqësore sidomos ndaj trojkës së BE-së, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE) . Koalicioni premtoi fundin e politikës së kursimit, rritjen “e menjëhershme” të pagës minimale në 751 euro, apo heqjen e “taksës së njësuar të pasurive të patundshme” ENFIA, të futur nga qeveria e mëparshme.

Njëqind ditë më pas, bilanci është esëll: falimentimi i Greqisë është më afër se kurrë. Ngritja e pagës minimale do të shtyhet për vitin 2016, taksa ENFIA do të mbetet në fuqi. Kostas Hrysogonos, deputet i partisë Syriza, shprehet për një bilanc “me aspekte pozitive dhe negative”. Pozitive ishin masat urgjente për të luftuar varfërinë dhe ligji për gjatjen e periudhave të shlyerjes së taksave të prapambetura. Sigurisht, që nuk mund të prapësohen të gjitha masa kursimi brenda tre muajve tha Hrysogonos në një intervistë për “DW” – njerëzit duhet ta kuptojnë se Syriza u zgjodh për katër vjet.

Si arritje të qeverisë së re si vlerëson se negociatat me donatorët tani kanë një kurs të ndryshëm dhe se ka marrë fund “rituali ndëshkues i inspektimeve” në ministritë e Athinës. Mungesln e një kompromisi ai e sheh si negativ, por kjo lidhet vetëm me qëndrimin e papajtueshëm të huadhënësve, thotë Hrysogonos.

 

Thuajse asnjë burim alternativ financimi

Politologu Jorgos Tzogopoulos mendon ndryshe: “Gjatë 100 ditëve të fundit, Kryeministri Tsipras ka kërkuar vazhdimisht për donatorë alternativë, qoftë në Rusi, në Kinë apo edhe në Iran. Por ai nuk arriti të ketë sukses dhe tani nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm se të zbatojë marrëveshjet me donatorët”. Me vizitën e tij në Qipro, në fillim të shkurtit Tsipras filloi një diplomaci të furishme për të formuar një front në BE kundër masave të kursimit. Kjo u pasua nga shumë takime në Romë, Paris dhe Bruksel, por pa ndonjë sukses. Në të njëjtën kohë ministri i Financave Yanis Varoufakis përdori një ton agresiv në bisedimet me homologët e tij evropianë. Për fat të keq, kjo ishte strategjia e gabuar, mendon analisti ekonomik dhe gazetari Makis Andronopoulos. “100 ditët e fundit kanë qenë Waterloo për anëtarët e Syrizës. Në negociatat me donatorët ata kanë bërë gjithë gabimet e mundshme. Analiza e tyre ishte i pasaktë dhe i gabuar ishte dhe kursi i konfrontimit apo madje edhe i provokimeve” thotë analisti në një intervistë me “DW”.

Brenda partisë Syriza ka një opozitë të brendshme, e cila drejtohet prej Panagiotis Lafazanis, i cili si ministër është përgjegjës edhe për energjinë dhe ambientin. Ai mban qëndrim refuzues ndaj privatizimeve në Greqi, por për investitorët rusë bën përjashtim dhe u shpreh gjatë një vizite në muajin prill në Moskë për një kooperim të madh mes dy vendeve në fushën e energjisë.

Lafazanis gjithashtu u shpreh së fundi në gazetën “Kathimerini” (3.5.), se nëse Syriza nuk e vë dot në jetë programin e saj radikal, duhet më mirë të heqë dorë nga qeverisja e vendit.

 

Kërcënim për referendum

Një pjesë e anëtarëve të Syrizës kërcojnë me organizimin e një referendumi në rast se dështojnë bisedimet me kredorët. Eurodeputeti i majtë Kostas Hrysogonos thotë se kjo parti e mori përgjegjësinë qeverisëse për ta ushtruar dhe jo për ta dorëzuar, por ai ka mirëkuptim për mosmarrëveshjet brenda partisë, sepse Syriza është koalicion zërash dhe rrymash të ndryshme.

Hrysogonos u shpreh pak pas krijimit të qeverisë së re për një referendum në Greqi. Kjo ide i pëlqen tani edhe Kryeministrit Tsipras. Sipas analistit politik Giorgos Tzogopoulos: “Të gjitha sondazhet tregojnë se shumica e grekëve duan një kompromis të balancuar me huadhënësit, edhe në qoftë se ky nuk përputhet me premtimet elektorale të Partisë së Majtë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here