Në Ersekë, Basha qëllohet me karrige

0
139

Partia Demokratike ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në Ersekë, ku një person ka lëshuar një karrige drejt kreut të PD-së Lulzim Basha gjatë prezantimit të kandidatit demokrat për zgjedhjet lokale në këtë qytet Viktor Duro.

Mesohet se karrigia e hedhur nga shtetasi Suel Liço, i cili është arrestuar nga policia, ka qëlluar në kokë një të moshar, Fuat Ndini 65 vjeç, i cili ka marrë mjekimin e nevojshëm në spital.

Përmes një komunikatë për shtyp, PD dënon dhunën në aktivitetin elektoral ku ishte i pranishëm kreu i opozitës, duke akuzuar dysshen Rama-Meta si orkestrues të sulmit.

“Incidenti në Ersekë është tregues i panikut dhe frikës nga ana e dyshes Rama-Meta, – thuhet në komunikatën e PD-së. – Ngjarja shton padurimin për të larrguar dyshen Rama-Meta. Një person i lidhur me pushtetin hodhi një karrige ndaj qytetarëve. Mosdistancimi nxjerr zbuluar autorët dhe porositësit, që janë të njëjtët që kanë frymëzuar akte dhune edhe në qytete të tjera kundë opozitës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here