Granadë banesës së ish të dënuarit, nuk shpërthen

0
168

Granate-dorePersona të paidentifikuar i kanë hedhur një granatë dore në oborrin e banesës,  ish të dënuarit për vrasje.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 22:40 të mbrëmjes së djeshme, në rrugën “Petrit Radovicka”, ku autorët e ngjarjes  pasi kanë hedhur granatën në banesën e shtetasit B. Ç., 48 vjeç, janë larguar me shpejtësi.

Fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer. Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet policore. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja  mund të ketë si motiv hakmarrjen. Gripi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here