Standard.al

Bashkia e Tiranës/ Bonusi i strehimit, kriteret për familjet që kanë aplikuar dhe dokumentet që ju duhen

0

Bonusi i strehimitFamiljet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar dhe familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë

Pas akuzave se Bashkia e Tiranës po bllokon banesat sociale, administrata e Bashkisë sqaron procedurat se si mund të merren banesat sociale dhe si përfitohet nga programi i strehimit të Bashkisë së Tiranës. Aplikimi kryhet nëpërmjet një formulari që tërhiqet në Njësinë Bashkiake, ku qytetari figuron i regjistruar. Ky formular plotësohet me vërtetësi dhe më pas noterizohet. Më pas, Njësia Bashkiake përkatëse përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Menaxhimi të Strehimit dhe Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, ku edhe regjistrohet në bazën e të dhënave elektronike të drejtorisë. Nëpërmjet këtij sistemi, Bashkia e Tiranës ka mundësuar lehtësimin për administrimin e kërkesave për strehim social dhe ofrimin e një shërbimi cilësor, sasior dhe të përpunuar qytetarëve të Tiranës, me anën e të cilit mund të menaxhojë në mënyrë të informatizuar programet e strehimit social gjatë gjithë procesit të tyre administrativ. Në veçanti, programi bën të mundur arkivimin e të dhënave duke filluar nga kërkesat e paraqitura gjatë vitit 2005 e në vazhdim, leximin individual dhe të përbashkët të të dhënave, menaxhimin e dokumenteve plotësuese, aplikimin e sistemit të pikëzimit, formimin e listave të përfituesve. Bashkia e Tiranës është në fazën e grumbullimit, administrimit dhe regjistrimit të këtyre formularëve të strehimit me qëllim rikategorizimin e të pastrehëve në qytetin e Tiranës. Bazuar në kuadrin ligjor të mësipërm, me Vendim të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Tiranë është ngritur një Komision Strehimi si organ këshillimor për të gjitha problemet dhe veçantitë që paraqet kjo fushë. Bashkia e Tiranës, përveç ndërtimit të banesave të reja, konsideron si prioritet të saj, kthimin e një baze asetesh në banesa sociale që do të jepen me qira, ose shiten me kosto të ulët për qytetarët e pastrehë, të cilët kanë kërkuar të trajtohen sipas programit të parashikuar në këtë ligj. Kjo do të mundësohet nëpërmjet identifikimit dhe studimit të plotë të ndërtesave, banesave, të cilat rezultojnë të pa privatizuara, pjesë e Listës së Inventarit të Pronave të Paluajtshme e që do të përshtaten në banesa sociale në ndërthurje me planet e veprimit trevjeçare dhe studimet urbanistike pjesore. Seleksionimi do të bëhet për çdo trevjeçar, ku disa objekte me destinacion tjetër do të kthehen, komplet ose pjesërisht, në banesa duke zbatuar projektet e duhura për transformimin e objekteve të sipërpërmendura, të cilat mund të jenë ndërtesa të vogla, të pajisura me kritere kursimi energjetik dhe kosto të ulëta mirëmbajtjeje.

 

Kriteret e përzgjedhjes së përfituesve

-Familjet të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga ligji nr. 7652 datë 23.12.1992, “ Për privatizimin e banesave shtetërore”

-Familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar

-Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë

-Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror

-Individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare

-Familjet me shumë fëmijë

-Çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç

-Familjet që kanë ndryshuar vend banim për efekt punësimi

-Individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret, ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç.

 

Bonusi i strehimit, kriteret

-Familjet të cilat kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë

-Familjet e strehuara më parë në objekte shtetërore që kthehen në funksionin e tyre të mëparshëm dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

-Familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike si dhe grupeve të tjera të marxhinalizuara që rezultojnë si të pastrehë dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

-Familjet që rrezikojnë të mbeten të pastreha si rezultat i kushteve të vështira higjeno-sanitare, si dhe kushteve të papërshtatshme të banesës dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

-Familjet që kanë mbetur të pastreha si pasojë e vendimeve gjyqësore, si dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

 

Protesta/ Studentët protestë para Kryeministrisë: Jo reformës në arsim

Lëvizja studentore “Për Universitetin” ka mbledhur dje studentët e universiteteve publike në vend por edhe studentë nga Kosova të cilët kanë protestuar sërish për të kundërshtuar reformën e arsimit të lartë. Studentët janë mbledhur të gjithë bashkë në ambientet e korpusit për të marshuar më pas drejt kryeministrisë ku edhe bllokuan qarkullimin e automjeteve për rreth një orë. Sipas studentëve reforma e re synon që tu marrë atyre më shumë para pasi përcakton tarifa më të lartë dhe kjo ka nisur që prej këtij viti ku studentët janë detyruar të paguajnë më tepër se vitet e shkuara. Studentët e kanë shpallur edhe sot ministren Nikolla si dhe Kryeministrin Rama persona ‘non grata’ brenda ambienteve universitare deri në momentin që ata do të tërhiqen nga reforma e arsimit të lartë. Ndërkohë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shprehet: ”Janë një grup studentësh nën gjykimin tim sigurisht nën të drejtën për të protestuar si një mjet demokratik por sigurisht të painformuar për ligjin ato kundërshtojnë një ligj që nuk prek studentët që janë në sistem bëhet fjalë për një implementim vetëm në vitin akademik 2016-2017 kur të jetë shteruar jo vetëm miratimi i ligjit por edhe gjithë aktet nën ligjore dhe përgatitur gjithë kushtet ajo që ju them studentëve është ajo që kam adresuar në fakt më letrën time të hapur falë do të kemi arsim cilësor falë këtij ligji por mbi të gjitha falë gjithë punës dhe stafeve akademike”.

 

Reagimi/ Albtelecom vazhdon operimin në të gjithë Shqipërinë

Dje dhe sot, lajmi i botuar në disa faqe interneti se “Çalik Holding po u shet Albtelecom-in grekëve” nuk paraqet të vërtetën. Operatori fiks më i madh i Shqipërisë, Albtelecom, me performancën e lartë dhe në mënyrë konstante vijon të rritet duke ofruar shërbimet më të mira për qytetarët e Shqipërisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.