Tensione në Shkup, protesta para qeverisë

0
138

tensione ne shkup para qeveriseNë Shkup kanë shpërthyer protesta para qeverisë së Maqedonisë lidhur vrasjen e një të riu maqedonas që ishte objekt i aferës së përgjimeve të opozitës. Para godinës janë tubuar disa mijëra persona duke brohoritur parulla si “Vrasës”, “Gruevski ik” e të tjera. Ata kanë gjuajtur me gurë dhe vezë në drejtim të ndërtesës ndërsa pati edhe përpjekje për hyrje brenda ndërtesës, por protestuesit u ndaluan nga forca të shumta speciale të qeverisë.

Nuk ka raportime për të plagosur, përveç për dëme materiale, që duken nga thyerja e xhamave të qeverisë. Në protestë kanë marrë pjesë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve ndërsa veçohet për herë të parë valëvitja së bashku e flamurit shtetëror maqedonas dhe atij shqiptarë. Ndryshe protesta ka filluar rreth tre orë pas konferencës për shtyp të liderit të opozitës Zoran Zaev, i cili publikoi dëshmi të reja nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve ndërsa kishte të bënte kryesisht me vrasjen e një të riu maqedonas, në vitin 2011.

Zaev tha se Martin Neshkovski ishte vrarë nga policia, por rasti ishte fshehur nga pushteti. Për këtë ai publikoi biseda mes kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe ministres së Brendshme, Gordana Jankullovksa, por edhe mes zyrtarëve të tjerë se si merren vesh për të fshehur rastin. “Nikolla Gruevski në mënyrën më jo njerëzore ka gënjyer tërë opinionin maqedonas, nënën, familjen e të vrarit Martin Neshkovski. Që të shpejtoj sigurimin personal dhe veten e tij, ai Ministres së Punëve të Brendshme Jankullovska i sugjeron se çfarë epilogu duhet të ketë vrasja e këtij të riu”, ka deklaruar Zoran Zaev. Por, pretendimet e kreut të opozitës janë kundërshtuar nga partia e kryeministrit, Nikolla Gruevski. VMRO DPMNE-ja sërish ka dalë me akuza ndaj Zaevit për destabilizim të vendit.

“Është më se e qartë se Zoran Zaev dhe LSDM-ja janë të vetëdijshëm për forcën e argumenteve të punës së tyre të jashtëligjshme dhe dështimin e skenarit të tyre të errët, andaj përmes materialeve të montuara që nuk kanë asgjë të përbashkët me kontekstin politik dhe nuk dëshmojnë asgjë joligjore, tentojnë që të tërheqin vëmendjen e opinionit. Zaev nuk mund të manipuloj, të përvetësoj apo të shtrembëroj të vërtetën ashtu siç atij i konvenon madje as me materiale të montuara”, thuhet të reagimin e VMRO DPMNE-së. Ka reaguar edhe ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, e cila në momentin e nisjes së protestës po mbante një konferencë për mediat brenda qeverisë. Ajo tha se pretendimet e opozitës janë monstruoze pasi sipas saj, policia ka vepruar në përputhje me ligjin duke nxjerr para drejtësisë autorin e vrasjes/ Evropaelirë.org

 

Opozita në Kosovë, mes Kuvendit dhe rrugës

Shqyrtimi i peticionit të rreth 35 mijë qytetarëve kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike nga ana e Kuvendit të Kosovës, pritet të kthejë opozitën në seancat e rregullta plenare. Ndërkohë që, kërkesat tjera të opozitarëve mbeten ende në fuqi.Kombinimi i aktiviteteve politike brenda institucioneve dhe protestave në rrugë, janë potencuar nga deputetët opozitarë si një domosdoshmëri për të rritur presionin mbi qeverinë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka thënë për Radion Evropa e Lirë se braktisja e seancës së fundit kur nuk ishte vënë në rend dite peticioni kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, ishte refleksion i opozitës për shkak se po injoroheshin kërkesat e 35 mijë qytetarëve.

Por, ai thotë se Vetëvendosje do të vazhdojë me punën në institucione, duke mos e lënë anash as protestën si një mjet demokratik. “Ne marrim pjesë edhe në punimet e Kuvendit të Kosovës, por edhe në kohën kur ka arrogancë nga ana e pushtetit, kur nuk dëgjohen kërkesat legjitime qoftë të opozitës apo të qytetarëve të Kosovës ne e përdorim protestën si mjet demokratik për avancim të kërkesave të qytetarëve”, ka deklaruar Deda. Shqyrtimi i peticionit për çmimin e energjisë elektrike, nuk përmbushë edhe kërkesat e opozitës në lidhje me gjendjen në këtë fushë.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kërkesa e AAK-së dhe opozitës i referohen Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me synimin që të ulet çmimi, por edhe të shkarkohet bordi i kësaj Zyre.”Konsiderojmë që tarifat e energjisë janë jashtëzakonisht të larta kur dihet që Kosova posedon skajshëm mjaftueshëm burime të energjisë elektrike. Do të thotë kërkesa jonë është që të shkarkohet bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe të ulen çmimet. Të gjitha format ligjore që lejohen një shteti normal do të përdoren derisa kjo të ndodhë”, ka theksuar Haradinaj. Në protestën e fundit, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma, kanë adresuar kërkesa edhe në lidhje me transmetuesin publik, pastaj kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, kanë kundërshtuar krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe e kërkesa tjera.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se kërkesat mbeten në fuqi dhe do të përdoren të gjitha mjetet demokratike e ligjore për t’i përmbushur. “Në rast se mbetet rruga opsioni i vetëm, atëherë jemi të detyruar që në rrugë, në forma të protestave paqësore, t’u japim mesazh institucioneve të Kosovës se nuk mund të vazhdohet më tutje kështu”, ka deklaruar Haradinaj. Formimi i koalicionit qeverisës nga dy partitë më të mëdha politike në Kosovë, të mbështetura edhe nga shumica e deputetëve nga radhët e komuniteteve pakicë, vlerësohet se i ka lënë fare pak hapësirë opozitës që të ketë një zë më të fuqishëm në Kuvend. Kështu që kjo gjendje besohet se e ka shtyrë atë në kombinimin e aktiviteteve në institucione dhe në rrugë. Kuvendi i Kosovës pritet që të vazhdojë seancat e rregullta nga e 6 maji, kur pritet të shihet nëse shumica në Kuvend do t’i përfillë kërkesat e opozitës, fillimisht në lidhje me çmimin e energjisë elektrike dhe bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

 

Policia greke zbardh të vërtetën tragjike të zhdukjes së 4-vjeçares

Ka përfunduar në mënyrën më tragjike të mundshme në Greqi rasti i 4-vjeçares Any, e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 21 Prill. Policia greke mbrëmjen e së hënës njoftoi se ka arrestuar dy prindërit e fëmijës nën akuzën e vrasjes dhe zhdukjes së viktimës. Zhdukja e 4-vjeçares kishte mobilizuar gjithë opinionin grek, madje për gjetjen e saj ishin vënë në kërkim, përveç policisë, edhe shoqata bamirësie dhe fondacione në mbrojtje të fëmijëve. Policia greke tha se që në momentet e para të denoncimit të zhdukjes së vogëlushes, dyshonte se ajo ishte vrarë nga vetë prindërit e saj, që u konfirmua në mënyrën më tragjike gjatë përfundimit të analizave të ADN-së në kampionët e gjakut të gjetura në dyshemenë e shtëpisë, në qendër të Athinës, ku jetonte familja e emigrantëve nga Bullgaria. Autoritetet greke thanë se janë tronditur prej deklaratave të babait të vogëlushes Any, i cili u tha agjentëve se kishte gjetur të pajetë vajzën e tij në momentin që ishte zgjuar, pasi ishte droguar. Prej frikës që do të akuzohej se kishte vrarë vogëlushen, copëtoi trupin e saj dhe e vendosi në një tenxhere për ta hedhur më pas në koshin e plehrave si gjellë e prishur. Babai vrasës thotë se ka shpërndarë pjesët e trupit të vajzës së tij në disa zona të Athinës, për të zhdukur tërësisht gjurmët. Më pas, së bashku me gruan e tij, e cila në momentin e krimit ndodhej në Bullgari, deklaruan zhdukjen e vogëlushes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here