Në Kamëz/ Basha: Askush nuk mund të devijojë vullnetin e zgjedhësve në 21 qershor

0
118

Gëzim Saliu

basha2-230x130Kreu i PD-së: Emri i padurimit të qytetarëve është padurimi për të ndëshkuar me votë të keqen, për t’i dhënë mësimin e merituar dyshes Rama-Meta

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi dje kandidatin e djathtë për kryetar Bashkie në Kamëz, Xhelal Mziu, duke theksuar se në 21 qershor askush nuk do të mund të devijojë vullnetin e zgjedhësve. Duke bërë të ditur se këtë çështje e trajtoi me ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së, kryedemokrati theksoi se zgjedhjet vendore do të jenë një festë e demokracisë. “Me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare dhe Partinë Demokratike nuk do të mund të devijohet dot nga vota dhe vullneti i lirë i qytetarëve shqiptarë. I sigurova se së bashku me Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare, shumica dërrmuese e shqiptarëve, të djathtë e të majtë, janë vendosur ta kthejnë 21 qershorin në festën e demokracisë, në triumfin e votës së lirë, në verdiktin e pashmangshëm të qytetarëve për qeverisjen dhe për pushtetin”, – theksoi Basha.

 

Premtimet e qeverisë

Në takimin me qytetarët e Kamzës, kreu i opozitës kujtoi premtimet e pambajtura të mazhorancës së majtë, të cilat i firmosën publikisht në Kamëz përpara zgjedhjeve të 23 qershorit. “Këtu u firmos kontrata e turpshme, kontrata e mashtrimit se gjoja shqiptarët do të përfitonin legalizime falas, se edhe po të çohej Enver Hoxha nga varri, shtëpitë, banesat, bizneset e shqiptarëve nuk do të prekeshin. Këtë e bëri kryemashtruesi i kohëve moderne, këtë e bëri njeriu që premtoi legalizime falas, por që sot shëtit nëpër Shqipëri si një Adhamudh, duke mashtruar ditë për ditë me fletushka që nuk janë legalizime dhe sigurisht nuk janë falas”, – tha ai. Më tej, kryedemokrati pohoi se premtimet e Kryeministrit u shkelën një pas një menjëherë sa mori pushtetin. “Në vend u vendos diktatura dhe tirania e egër e mjerimit, e kërbaçit për qytetarët e thjeshtë dhe të pamundur, por e privilegjeve të pushtetit për pushtetarët. E nisi këtu, nga Kamza, ku shkatërroi objekte në proces legalizimi apo objekte me leje, edhe pse kishte premtuar të kundërtën, e nisi dhe e zgjeroi të keqen në të gjithë Shqipërinë”, – deklaroi ai. Më tej, Basha theksoi se shqiptarët janë sot të bashkuar si asnjëherë më parë, sepse presin mirëqenie, siguri, punë dhe kthimin e shpresës, pasi eksodi nuk është zgjidhje. “Shqiptarët duan një rrugë tjetër, një mundësi tjetër, shqiptarët duan një ofertë tjetër dhe shqiptarët e kanë në dorë sepse në 21 qershor vjen zgjidhja e vërtetë dhe kjo është vota juaj. Në 21 qershor, hapi i parë, çelja e rrugës së daljes nga kjo mynxyrë, nga kjo gjendje e tmerrshme e krizës ekonomike, shpirtërore e psikologjike që ka kapluar të madh e të vogël, gegë e toskë, të djathtë e të majtë fillon me çelësin e artë, atributin e sovranit të vërtetë, padronëve të vërtetë, padronëve të përhershëm të këtij vendi, që jeni ju qytetarët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë”, – pohoi Basha. Në fund të deklaratës së tij, lideri i PD-së theksoi se vota e lirë është instrumenti në dorën e qytetarëve ndaj padurimi i tyre ka emrin e votës së lirë. “Emri i padurimit tuaj është padurimi për të ndëshkuar me votë, në 21 qershor të keqen, për t’i dhënë mësimin e merituar dyshes Rama-Meta e për të hapur perspektivën e shpresës dhe besimit në të ardhmen tonë. Në 21 qershor, me votën tuaj, ne do të ndalim eksodin e shqiptarëve, do të ndalim largimin e shqiptarëve dhe do të nisim largimin, shporrjen e së keqes nga vendi që nis me largimin e qeverisë Rama-Meta”, – theksoi Basha.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here