BSH, Natasha Ahmetaj emërohet zv.guvernatore e dytë

0
206

Natasha AhmetajNatasha Ahmetaj është emëruar zëvendës guvernatore e dytë e Bankës së Shqipërisë.

Emërimi është bërë nga Këshilli Mbikëqyrës i këtij institucioni pasditen e së kësaj të mërkure.

Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar edhe emrat e tre anëtarëve të Komitetit të Auditit.

Zonja Ahmetaj është diplomuar në degën e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe mban gradën e Doktores së Shkencave, të marrë nga i njëjti universitet.

Në vitet e fundit ajo ka punuar në Bankën Kombëtare Tregtare, fillimisht si menaxhere e degës së këtij institucioni në Vlorë dhe po ashtu si dekane e Fakultetit të Tregëtisë në këtë qytet.

Gjithashtu, ajo ka marrë pjesë edhe në shumë kurse e specializime jashtë shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here