Standard.al

Barcelona më pranë finales

0

barcelonaBarcelona ka bërë hap të madh drejt finales së Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Bayernin në takimin e parë gjysmëfinale me rezultat 3 me 0.

Të tre golat erdhën në pjesën e dytë. Dy golat e parë erdhën nga Lionel Messi, ndërsa i treti nga Neymar.

Messi realizoi golin e parë në minutën e 77 për t’ia dhuruar epërsinë e parë Barcelonës.

Pa kaluar dy minuta pasi realizoi golin e parë ndaj Manuel Neuerit, Lionel Messi ka realizuar edhe golin e dytë për të mposhtur gjermanin me një lëvizje fantastike.

Në minutat shtesë Barcelona realizoi edhe një herë përmes Neymarit për të bërë hap të madh drejt finales së Berlinit.

Përpos dy golave të shënuar, Barcelona pati raste të mira gjatë gjithë ndeshjes. I pari që rrezikoi ishte Luis Suarez në minutën e 12-të.

Rastin më të mirë për Bayernin e pati Robert Lewandowski. Polaku ishte i vetëm përballë portierit Marc-Andre ter Stegen në minutën e 18-të, por nuk arriti të konvertonte në gol pasimin e Thomas Mullerit.

Takimi i kthimit do të zhvillohet të martën e ardhshme në Allianz Arena.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.