Shefi i krimeve të Policisë së Kukësit kërcënon me pistoletë protestuesit /VIDEO-FOTO

0
126

protesta ne kukes 1

Protesta e sotme në Kukës, e cila degjeneroi në përplasje me policinë.

Në foto shihet shefi i Krimeve të Kukësit, i veshur civil, që për të zbrapsur protestuesit nxjerr edhe pistoletën e tij. Me ligj nuk lejohet që policët të cilët marrin pjesë në tubime, të kenë me vete armën e tyre.

Aq më tepër që protesta e sotme në Kukës, nuk ishte e befasishme, por e lajmëruar dhe madje promovuar te emisioni “Zonë e Lirë”. Duke vijuar më tej me sjelljet e kundraligjshme, sic shihet në video, shefi i Krimeve të Kukësit dhunon me grushte një protestues të ndalur dhe të futur në makinë.

Qindra banorë të Kukësit protestuan sot duke kërkuar nga OSHEE-ja faljen e kamat-vonesave dhe debive të krijuara në vite.

Por policia nuk i lejoi të bllokonin Rrugën e Kombit, duke i shoqëruar forcërisht në komisariat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here