Përplasja për dekriminalizimin/ Bylykbashi: Drafti i mazhorancës, kopje hileqare. Braho: Te e majta s’ka kandidatë të inkriminuar

0
123

Gëzim Saliu

bylykuPD: Me draftin e majtë, Rama nxjerr të pastër Bushin, Roshin, Ndokën e 15 deputetë të tjerë

Partia Demokratike e cilësoi dje si të papranueshëm draftin për dekriminalizmin të propozuar nga mazhoranca, duke theksuar se përmes tij e majta kërkon të fshehë të inkriminuarit e saj. Kryetari i komisionit për dekriminalizimin, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se PS në mënyrë hileqare i ka hequr dokumentit të PD-së instrumentet reale që pengojnë penetrimin e krimineleve në politikë. “Heqja e instrumentit të masave të sigurimit personal si arresti me burg apo arrest shtëpie për krime të renda nga drafti ynë, heq mundësinë e përjashtimit të kandidatëve me të shkuar kriminale për krime të rënda, duke nxjerrë si të pastër Ramën me Bushin, Ramën me Roshin, Ramën me Ndokën e të paktën 15 deputetë të tjerë”, – tha ai. Më tej, ligjvënësi i PD-së pohoi se heqja e instrumentit të verifikimit për kandidatët e listave të 2013-ës që do të marrin mandatin për shkak të largimit të deputetëve që kandidojnë më 21 qershor apo lënë mandatin, heq mundësinë që të kontrollohen kandidatët me të shkuar kriminale që po presin të futen në Parlament. “Heqja e instrumentit të verifikimit nëpërmjet shenjave daktiloskopike ‎e bën të pamundur verifikimin e personave me të paktën 4 emra të ndryshëm, pra emrat e artit në krim në kërkim ndërkombëtar dhe kjo është bërë enkas për të shpëtuar Roshin, Frrokun apo deputetë e kandidatë bashkiakë të tjerë”, – shpjegoi Bylykbashi.

 

Reagimi

Por, sipas kreut të Komisionit të Sigurisë, deputetit të LSI-së, Spartak Braho, PD kundërshton draftin, për shkak se ka në gjirin e saj të inkriminuar. Për Brahon, drafti i PS-së është i plotë ndërsa ai i demokratëve ka boshllëqe. “Ka dy projekte për dekriminalizimin, i PD-së jo i plotë, i PS-së më i plotë. Duhet vullnet politik për ta miratuar. Të gjithë të kriminalizuarit duhet të largohen. Ka një mesazh nga Ambasada Amerikane. Siguroj se nga e majta nuk ka me rekorde kriminale. Le të themi, Xhelal Mziu është tashmë i dënuar dhe është futur në zgjedhje, është regjistruar për të kandiduar”, – deklaroi ai. Në seancën e fundit parlamentare, deputeti socialist Taulant Balla, prezantoi një draft alternativë të Partisë Socialiste për dekriminalizimin, i cili parashikon që të ndalohet kandidimi i personave që janë dënuar në formë të prerë për krime të rënda. “Për gjenocide, krime kundër njerëzimit, vrasje me dashje, rrëmbimi, trafikim, atentat, komplot, qëllime terroriste, korrupsioni aktiv për zyrtarët e funksione publike, trafikim të armëve, shitje droge, pastrim parash, grup kriminal. Bllokimi i tyre të jetë për 20 vite pas përfundimit të dënimit. Çdo person që kandidon për zgjedhjet lokale duhet të plotësojë një formular vetëdeklarimi për të dëshmuar pasjen apo mospasjen e një precedenti penal. Kjo nëse miratohet duhet të deklarohet deri më datë 10 maj. Kush gënjen në këtë vetëdeklarim duhet të dënohen sipas juridiksionit përkatës. Do të bëhet verifikimi i figurës së çdo personi që kandidon për zgjedhjet lokale të 21 qershorit”, – bëri të ditur Balla.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here