Përfituesit/ Ja emrat e ish-pronarëve që marrin kompensimin

0
148

kompesimi i pronaveMerret kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt nga Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave

Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka publikuar listën e ish-pronarëve që marrin kompensimin. “Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale, që përfitojnë kompensim. Në mbështetje të ligjit 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, të pikës 11, të VKM nr. 256, datë 13.4.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr. 383, datë 19.5.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, pas miratimit të 22 kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, urdhëroj: Publikimin e listës për 22 kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informate”, – thuhet në një njoftim të AKKP-së.

Listën e emrave e gjeni në faqet e brendshme të gazetës “Standard”

 

Dita e Punëtorëve/ S’ka protestë për 1 Majin, sindikatat e bëjnë “pushim”

Në këtë Një Maj në Tiranë, nuk ka pasur protesta, madje qytetarët në Tiranë e kanë shfrytëzuar edhe kohën me diell për të dalë shëtitje. Këtë pamje të ofronte Tirana, këtë një maj, shumë lëvizje nëpër rrugët e saj, por jo drejt punës pasi këtë të premte ka qenë një ditë pushimi, madje në kryeqytetet duket se kanë mbërritur edhe grupet e para të turistëve. Kodrat e Liqenit Artificial si në çdo ditë pushimi, por në veçanti kur është dhe festë kanë qenë të mbipopulluara nga grupmosha të ndryshme. Dikush shëtit nën ajrin e pastër, dikush tjetër ka preferuar një piknik me familjen për të shijuar këtë ditë.

1 Maji gjatë gjithë viteve, në Shqipëri është kthyer më shumë si një ditë feste, se sa proteste, madje këto të fundit kanë qenë shumë të pakta të organizuara nga shoqëria civile. Por krahas pushimit, në këtë një maj ka pasur edhe nga ata qytetarë që kanë dashur të përcjellin mesazhin se në vend të drejtat e punëtorëve duhet të respektohet edhe më shumë, ndërsa politikat duhet të mendojnë për më shumë politika punësimi. Në 1 maj të 1886-ës, mbi 200 mijë punëtorë në Çikago do të nisnin grevat për të kërkuar të drejtat e tyre. Vdekja e shtatë policëve gjatë këtyre protestave, sollën reagimin e ashpër ndaj lëvizjes sindikale, ku u vranë dhe tetë udhëheqësit e saj.
Që nga ajo periudhë muaji maj është muaji I përkujtimit të përpjekjeve të punëtorëve për të kërkuar të drejtat e tyre.

 

Studimi/ Kostoja e punës, bizneset nuk paguajnë për trajnime

Shqipëria ka nivelin më të ulët të kostos të punës, që ndërmarrja paguan për një të punësuar. Kostoja e punëdhënësit kryesisht shkon për paga dhe sigurimet shoqërore dhe farë pak ose aspak për trajnime dhe kualifikim të punonjësve.

Kostoja orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë në aktivitetet ekonomike “Industri, Ndërtim dhe Shërbime” është 2,2 euro në Shqipëri, disa herë më e ulët se vendet e rajonit. Të dhënat u bënë publike konference ku u prezantua “Anketa e Kostove të Punës” e realizuar nga INSTAT. Nga anketimi ka rezultuar se ndërmarrjet kërkojnë punonjës të kualifikuar, për të cilët janë të gatshëm të rrisin edhe pagat. Sipas publikimit, struktura e kostove të ndërmarrjeve jo-bujqësore me 10 të punësuar e më shumë për njësi pune me kohë të plotë ndahet në 82,4% e kostove shkon për paga, shpërblime dhe shtesa të tjera; 15,3% për kontributet e sigurimeve shoqërore; 1,96% për shpenzime të tjera si kosto e rekrutimit apo pagesa për veshje mbrojtëse për punonjësit dhe 0,4% e kostos totale vjetore shkon për trajnim profesional.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here