Standard.al

Operacioni/ Shkatërrohet “ambasada”, për 20 mijë dollarë të çonin në Amerikë

0

Artan Cena

3.Policia e Shtetit gjatë aksionit të koduar “Emigracioni i paligjshëm” ka vënë në pranga 5 persona që dërgonin njerëz jashtë shtetit

Një grup i organizuar kriminal që merrej me falsifikimin e dokumenteve dhe dërgimin e njerëzve në vende të ndryshme është shkatërruar nga operacioni i koduar “Emigracioni i paligjshëm” i zhvilluar në Tiranë dhe Shkodër. Aksioni është përmbyllur në orët e pasdites së djeshme dhe në pranga janë vënë 5 persona, si dhe janë sekuestruar dy laboratorë për falsifikimin e dokumenteve. Të arrestuar mësohet se janë: Bajram M. Xhaja, 58 vjeç, banues në Tiranë, Kujtim A. Emiri, 59 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në vitin 2008, për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave si dhe prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve, Xhelil Sh. Alla, 43 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, Sofije M. Pepaj, 50 vjeçe, lindur dhe banuese në Shkodër dhe Mihal V. Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë.

 

Skema e trafikut

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin njerëz që ishin të interesuar të largoheshin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Kanadasë, kundrejt shumave të parave që varionin nga 5000 euro për në vendet e BE-së dhe nga 20.000 dollarë për në vendet SHBA dhe Kanada. Ata pasi i pajisnin me dokumentacion të falsifikuar kryesisht italiane personat e interesuar, i instruktonin se si duhet të silleshin në aeroportet e huaja dhe i orientonin me anë të telefonit. Personat e interesuar për të kaluar kufirin në dalje nga Shqipëria përdornin pasaportë biometrike dhe në aeroportet e huaja përdornin pasaportat e falsifikuara me të cilat ishin pajisur nga grupi kriminal. Njëri laborator u gjet dhe u sekuestrua në banesën e Kujtim Emirit, ndërsa laboratori i dytë u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit Xhelil Alla.

 

Operacioni i policisë

Operacioni i koduar “Emigracioni i paligjshëm” është organizuar nga sektori për Trafikun e Paligjshëm, në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, pranë Policisë së Shtetit dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme. Gjithashtu në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe Drejtoritë e Policive të Tiranës dhe Shkodër, si dhe në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Hetimet ndaj këtij grupi kriminal kishin disa muaj që kishin nisur, pas informacioneve të marra në rrugë operative. Personat e arrestuar në flagrancë akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

 

Të arrestuar:

Bajram M. Xhaja, 58 vjeç

Kujtim A. Emiri, 59 vjeç

Xhelil Sh. Alla, 43 vjeç,

Sofije M. Pepaj, 50 vjeç,

Mihal V. Gjoka, 56 vjeç,

 

Sekuestrimet

1 kompjuterë

2 Printerë, HP dhe EPSON

2 Makineri për karta elektronike

7 Pjesë te makinerisë së kartave

1 vizore metalike 20 cm

1 printer profesional CANNON

1 pistoletë zhurmuese

1 çekiç me bisht druri

1 gërshërë me logon “ICE”

3 pasaporta italiane

24 karta identiteti italiane

Disa leje drejtimi italiane

5 flete formati A4

28 fletë ngjitëse të sheshta

8 foto për dokumente

1 solucion i markës 3M

3 mbajtëse boje për vula

17 vula te njoma 3 me bisht

1 vulë e thatë metalike

1 punto metalike

2 kuti metalike bosh

2 USB ngjyrë të zezë

1 skelet syzesh pa xham me lupë

7 telefona të markave të ndryshme

1 kapse, vulë e thate, pa vulë

3 bisturi me bisht si stilolaps

1 karikues baterie

3 fletë zmerile, ngjyrë blu

3800 Euro

69.000 lekë

1400 dollarë

1 automjet tip “Mercedes-Benz”

 

 Nxënësit nga Tirana me flamurin shqiptar trembin Malin e Zi, policia i kthen

 Policia e Malit të Zi ka ndërhyrë në momentin që disa nxënës nga Tirana kanë valëvitur një flamur të Shqipërisë në muret e vjetra të Budvës. Mediet vendase bëjnë të ditur se grupi i nxënësve janë nga një shkollë e mesme në Tiranë, të cilët kanë nxjerrë flamurin kuqezi për të bërë foto. Policia ka ndërhyrë duke u konfiskuar atyre flamurin dhe më pas, ka shoqëruar autobusin gjatë udhëtimit. Ndërhyrja e policisë është bërë pas njoftimit nga banorët e Budvës, një zonë e frekuentuar për plazhet e saj të rralla. “Vjesti” shkruan se fillimisht ishin banorët e zonës ata që u konfliktuan me gjimnazistët nga Shqipëria. Policia malazeze ua ka marrë simbolin kombëtar dhe i ka kthyer nxënësit drejt kufirit, duke u ndërprerë udhëtimin. Ndërkohë, ka reaguar edhe Ambasada Shqiptare në Mal të Zi, duke thënë se është në dijeni të ngjarjes së ndodhur.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.