Standard.al

Kush e fotografon Çiljetën në gjumë?

0

ciljeta-1_9272Çiljeta Xhilaga dikur ka qenë Miss, ndërkaq më pas u shndërrua në këngëtare. Deri më tani ka prezantuar disa këngë e videoklipe, që janë bërë hite. Çiljeta, tani është bërë nënë dhe djali i saj Fernando po merr shumë vëmendje. Ajo poston kohë pas kohe foto të të birit të adhuruar. Në një nga fotot ku shihet Çiljeta me Fernandon, këngëtarja është në gjumë. E, kush e fotografon Çiljetën kur ajo është duke fjetur? Është babai i Fernandos apo…?

 

Ja si do të duket Rovena Stefa në klipin e ri

rovi1Rovena Stefa është në përgatitje të projektit më të ri. Këngëtarja ka përfunduar këngën dhe është duke xhiruar klipin. Por, edhe pse çdo herë Rovena kujdeset që të vijë joshëse dhe seksi, kësaj radhe ajo tejkalon çdo kufi. Në fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale, të shkëputura nga xhirimet ajo vjen super e nxehtë. Ndryshe, Rovena vjen në bashkëpunim me Tonin dhe kënga e kompletuar pritet të publikohet për pak ditë.

 

 

 

Sabriu dhe Sinani i këndojnë “Shqipërisë etnike”

sinani5-690x410Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu kanë lansuar klipin e këngës “Shqipëri etnike”. Kënga ritmike flet për nacionalizëm dhe bashkimin e shqiptarëve, e cila është në një vijë me këngët e fundit që gjithandej trojeve shqiptare po lancohen. Pjesë e videos së këngës janë edhe figurat kryesore kombëtare si Ismail Qemali, Skënderbeu, Adem Jashari, Ibrahim Rugova. Kujtojmë se kohë më parë edhe dyshja shqiptare Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi kishin sjellë në tregun shqiptar një këngë patriotike të titulluar “Kuqezi ”.

 

Rikthehet Arbana Osmani, tashmë me emision të ri

Arbana OsmaniArbana Osmani ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të paralajmëruar rikthimin e saj në ekranin e vogël. Moderatorja e famshme ka postuar në Instagram një fotografi pranë kamionit të pajisjeve teknike. “Shihemi së shpejti” ka qenë komenti saj sipër fotografisë së postuar. Arbana mes tjerash ka qenë aktive si moderatore e spektaklit të njohur “Big Brother”, por ajo i ka munguar skenës për disa muajt e fundit, kur ishte në pushim të lindjes. Moderatorja lindi djalin Jon në muajin mars, por shumë shpejt ka gjetur energjinë për t’iu rikthyer punës.

 

 

Si ndryshoi Vildane Zeneli!

vildaneTrendit të operacioneve plastike i është bashkuar edhe modelja, nëse shohim fotografi të saj ndër vite mund të vërejmë ´evoluimin´ e Vildane Zenelit. Njihet si një prej femrave më seksi shqiptare, është kjo Vildane Zeneli, vajza e cila nuk dukej gjithmonë si sot. Ndonëse ishte emëruar për titullin e më të bukurës në diasporë, Vildane Zeneli natyrale, ishte ndryshe, jo aq tërheqëse. E me ndihmën e operacioneve, ajo tani ka buzë më të fryra, mollëza të theksuara, vetulla më të larta e hundë të vogël.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.