Britney Spears rrëzohet në skenë

0
119

spearsKohë më parë ajo pati probleme me mbipeshën, më pas ato familjare, ndërsa së fundmi gjatë performancës në skenë ajo ka dëmtuar këmbën. Paparacët nuk e kanë lënë vetëm për asnjë çast, ndërsa edhe më herët ajo është kritikuar për lënien pas dore të vetes. Por ajo sërish ka marrë vëmendjen, pasi performanca e saj në skenë dështoi kur ajo shfaqi probleme me këmbën. Koncerti i së mërkurës duket se nuk shkoi siç duhet për 33 vjeçaren. Këngëtarja Britney Spears pësoi dëmtime në kyçin e këmbës, teksa kërcente dhe këndonte paralelisht gjatë Piece Of Me show, në Planet Hollivud të Las Vegas (SHBA). Këngëtarja ka qetësuar fansat e saj përmes postimeve në rrjetet sociale, se tashmë ajo është shumë mirë.

 

Miley Cyrus e zhgënjyer nga dashuria

miley_zhgenjimKëngëtarja Miley Cyrus i është rikthyer takimeve të shpeshta me ish të fejuarin, Liam Hemsworth. Pas raportimeve në mediat rozë, duket se çdo gjë po shkon mjaft mirë për të, pas ndarjes me Patrick Schwarzenegger. Miley dhe Liam janë parë së bashku në Los Angeles. Burime të tjera pranë çiftit thonë se Miley asnjëherë nuk ka reshtur së menduari për ish të fejuarin e saj, që pas ndarjes në shtator të 2013. 22- vjeçarja Cyrus duket se ende nuk e ka ndarë mendjen për t’u rilidhur sërish me Liam Hemsworth, ndërsa këto kohë po i dedikohet palestrës dhe jo projekteve muzikore.

 

Tina Turner në Itali për ditëlindjen e Armanit

51725944 Celebrities at the Armani 40th Anniversary Dinner at Nobu in Milan, Italy on April 29, 2015. Celebrities at the Armani 40th Anniversary Dinner at Nobu in Milan, Italy on April 29, 2015. Pictured: Lauren Hutton, Tina Turner FameFlynet, Inc - Beverly Hills, CA, USA - +1 (818) 307-4813 RESTRICTIONS APPLY: USA/AUSTRALIA ONLY

Tina Turner ka bërë daljen e saj të parë publike pas problemeve shëndetësore të hasura, ku një goditje në zemër thuajse i mori jetën. Ikona e muzikës, tash 75-vjeçare, dukej në një gjendje të mirë shëndetësore teksa është fotografuar në rrugët e Milanos, ditën e martë, më 28 prill. Këngëtarja, e cila ishte veshur komplet me të zeza, duket se kishte dalë të bënte “shopping” me bashkëshortin e saj më të ri, Erwin Bach. Ajo ndodhet në Itali për ceremoninë e 40-vjetorit të shtëpisë së modës Giorgio Armani, që u zhvillua mbrëmë në qytetin italian të modës.

 

 

1 milion dollarë për Pamela Andersonin

pamelaPas raportimit në muajin shkurt se do të ndahej me të dashurin, Pamela Anderson ka fituar një shumë të konsiderueshme ndaj tij. 1 milion dollarë është shuma që ka shkuar në llogarinë e saj bankare, ndërsa i ka dhënë fund një lidhje mjaft të debatuar. Pas shumë zënkave, Pamela Anderson dhe Rick Salomon janë divorcuar nga njëri-tjetri. Burimet thonë se ylli i “Baywatch” ka përfituar rreth 1 milion dollarë nga Rick për këtë divorc.

 

Vin Diesel kundër shtrigave në filmin më të ri

vindiesel-690x460Aktori i famshëm i serisë së filmit “Fast & Furious”, Vin Diesel, në trailerin e filmit më të ri “The Last Witch Hunter” shkon në luftë kundër shtrigave. Regjisori i këtij filmi, Michael Breckenridge Eisner apo shkurt “Breck Eisner”, e ka caktuar në rolin kryesor aktorin Diesel (me emrin Kaulder) si gjahtar i shtrigave dhe i mallkuar me pavdekësi. Ai është thirrur që të ndihmojë në mbrojtjen e Nju – Jorkut, pas një komploti për ringjalljen e një mbretëreshe shtrigë të fuqishme. Po ashtu në këtë film aksion super natyral luan edhe aktorja Rose Leslie, aktori Elijah Wood dhe Michael Caine. Filmi “The Last Witch Hunter” do të lançohet më 23 tetor në Shtetet e Bashkuara.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here