Shqiptarët më të keqpaguarit në Europë

0
130

Si do të bëhen punësimet në administratëShqiptaret janë populli me i keqepaguar ne Europe. Te dhënat e Institutit te Statistikave tregojnë se kostoja mesatare për nje ore pune ne vendin tone është vetëm 2.2 euro me e ulëta ne Europe.

Kjo do te thotë qe edhe maqedonasit rezultojnë me nje kosto me te larte prej 3.5 euro ne orë.

Ne vend te pare rezulton te jete Norvegjia me nje kosto prej 57.1 euro. Ky fakt aspak pozitiv për qytetaret, mund te vlerësohet si nje avantazh per investitorët.

Ne nje anketim qe INSTAT ka bere per kostot e punës ne Shqipëri, rezulton edhe se ne vendin tone ka një hendek te pagave mes meshkujve dhe femrave, per te njëjtin profesion femrat paguhen me pak se meshkujt.

Sipas INSTAT profesionet me te mirepaguara ne vendin tone janë drejtuesit administrativ, specialiste te teknologjisë dhe informacionit, ligjvënësit dhe nëpunësit e larte te administratës.

Ndërsa profesionet me te keqpaguar janë shitësit, prodhuesit e produkteve bujqësore, apo edhe ndihmës kuzhinieret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here