PD: Papunësia është rritur me 5.8 %

0
145

jorida-tabakauPartia Demokratike ka akuzuar qeverinë për rritje të papunësisë dhe shtim të varfërisë. Në një dalje për mediat deputetja Jorioda Tabaku tha se në këtë 1 maj shifrat zyrtare flasin për thellim të krizës ekonomike.

Jorida Tabaku – Deputete e PD: “Niveli i papunësisë në dy vite është rritur nga 13% në 18.8% ndërkohë që të rinjtë sot kanë një normë papunësie më të lartë ndër vite 32,5%.  Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i familjeve që sigurojnë të ardhura, në fund të vitit 2014 rezulton në rënie me 1, 8%, dhe në një reduktim me 5, 5% krahasuar me vitin 2013. 88% e familjeve të intervistuara në 16 zona të ndryshme të Shqipërisë thonë se nuk presin asnjë ndryshim, të paktën edhe për 6 muajt e dytë të 2015-ës, madje e shohin gjendjen financiare të tyre në përkeqësim.“

Deputetja Tabaku tha se qeveria, me bllokimin e projekteve si zgjatimi i bulevardit, ka kontribuuar ne thellimin e papunesise. Sipas opozites, keqqeverisja është edhe arsyeja që i shtyjn shqiptarët drejt eksodit në vendet e Bashkimit Europian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here