Milano përfshihet nga kaosi

0
138

milano ne flakeMilano perfshihet nga kaosi. Kjo e premte duhet te ishte nje dite e gëzueshme, qe shënoi çeljen e panairit ndërkombëtar “Expo Milano 2015”, nga i cili qeveria pret te siguroje te ardhura te mëdha per vendin, por nuk ndodhi kështu.

Qindra demonstrues qe kundërshtonin mbajtjen e ekspozitës 6-mujore u përleshen me policinë, duke hedhur drejt saj bomba molotov, gurë, shishe dhe sende te forta.

Forcat e rendit u kundërpërgjigjen duke përdorur shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës.

Mes demonstruesve ishin edhe te ashtuquajturit “Black Bloc” persona me fytyre te maskuar qe u vune zjarrin shume automjeteve, sulmuan disa banka dhe thyen vitrinat e shume dyqaneve.

Qendra e Milanos u shndërrua ne arene lufte.

Konfrontimet me policinë ndodhen disa ore pas ceremonise hapëse te panairit, qe kryeministri Renzi e përshëndeti dhe e vlerësoi si nje mënyrë per te rimëkëmbur ekonominë e brishte italiane.

Mijëra police ishin angazhuar per te siguruar qetësinë. Sipas demonstruesve, panairi ishte një simbol i shpenzimeve dhe korrupsionit. Disa persona janë ndaluar nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here