Ylli Shehu kalon te LSI, Mediu: Parti ku mblidhen mizat!

0
145

Ylli-shehuNë prag të zgjedhjeve lokale, opozitës i largohet edhe një tjetër deputet. Deputeti i Partisë Republikane, Ylli Shehu, kalon te Lëvizja Socialiste për Integrim.

Shehu, ishte i pari në listën e Partisë Republikane në Tiranë për zgjedhjet qendrore të vitit 2013. Pas kalimit të tij në radhët e mazhorancës, LSI bëhet me 20 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve të qershorit 2013, kësaj force i janë bashkuar 3 deputetë.

Ky është deputeti i dytë i partisë së Fatmir Mediut që largohet nga kjo forcë, pasi para pak kohësh, Luan Duzha i qarkut të Elbasanit, deklaroi largimin nga opozita dhe afrimin me partinë e Ilir Metës.

Ndërkohë që edhe ish-socialisti Gjovalin Kadeli, braktisi PD-në pas zgjedhjeve të 2013-ës për t’u renditur si deputet i LSI-së.

Ndërkohë ka reaguar menjëherë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili pas largimit të deputetit Ylli Shehu drejt LSI-së, e ka cilësuar këtë të fundi si vend ku mblidhen mizat.

“LSI është kthyer në një vend ku mblidhen mizat. Politika është kthyer në një pazar të gjësë së gjallë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here